Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1323 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 June 2016

Ftesë për media dhe Organizatat e shoqërisë civile

Prishtinë, 16  qershor 2016 - Agjencia kundër korrupsionit fton  të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

 

Bazuar r në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik,  kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar,  nga ana e Agjencisë do ti  nënshtrohen 20%  e  numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore. Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.

 

Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në  objektet e Agjencisë nesër  (e enjte) më datë 16 qershor 2016 dhe fillon në ora 11:00

 

Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën” Nazim Gafurri” Nr. 31 Prishtinë.

Kthehu tek lajmet tjera