''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1318 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 June 2016

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë 2016

Prishtinë  02 qershor  2016 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet  regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor  të pasurisë së  zyrtareve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

 

Gjatë  bartjes së të dhënave të deklaruara  në formularin e deklarimit të pasurisë  tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojn Agjencinë menjëherë,   në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe  për të  shmangen  paqartësitë që mund të krijohen.

 

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike  të këtij procesi, Agjencia do të organizon  aktivitetin publik të  hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e  Pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të të deklaruarve.

 

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht  klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë.

Shkarko Opinioni si pdf

Kthehu tek lajmet tjera