Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1285 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 February 2016

Z. Preteni priti në takim z. Christopher R. Malony pjesë e delegacionit të lartë amerikan nga MCC

Prishtinë, 25 shkurt 2016 - Drejtori I Agjencisë kundër korrupsionit z. Hasan Preteni priti sot në takim z. Christopher R. Malony pjesë e  delegacionit të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), I cili ishte I shoqëruar edhe nga stafi i USAID-it në Kosovë.

 

Gjatë takimit z Preteni e njoftoj zyrtarin amerikanë për punën e Agjencisë në përgjithësi sidhe sfidat me të cilat po has gjatë kryerjes së misionit të saj.

 

“Me z. R. Malony  diskutuam rreth ndihmës që mundë  të marr agjencia përmes fondeve të (MCC)- së për sa I përket përmirësimit të sistemit që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Kam  përshtypjen se   vazhdimi I ndihmës përmes  fondeve të MCC  varet shumë nga përparimi që ne e bëjmë në luftën kundër korrupsionit. Kosova duhet ta jap  maksimumin e saj në këtë drejtim” tha pas takimit z Preteni.

 

 

Z. Christopher R. Malon është pjesë e një delegacioni të lartë amerikanë që po vizitojnë Kosovë për të mbledhur informacionet e nevojshme rreth prioriteteve dhe nevojave që ka Kosova për sa I përket  marrjes së ndihmës financiare nga fondet e MCC-së.

Kthehu tek lajmet tjera