Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1284 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 February 2016

Shefi i Zyrës së BE-së/PSBE dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë diskutojnë për çështjet kundër korrupsionit

Prishtinë, 24 shkurt 2016 - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni, u  takuan sot për të diskutuar punën e rëndësishme që po e bën Agjencia në luftimin e korrupsionit.

 

Z. Preteni informoi Z. Zhbogar për opinion e Agjencisë, duke theksuar emërimet në nëntë bordet të cilat janë joligjore sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

 

Z. Zhbogar mirëpriti këtë opinion dhe tha që BE-ja ndan të njëjtat shqetësime me Agjencinë. Ai shprehu besimin se Qeveria do ta marrë këtë opinion seriozisht dhe do të zbatojë rekomandimet që jepen aty.

 

Në përputhje me mandatin e tij, Bashkimi Evropian në Kosovë promovon emërimin e zyrtarëve shtetërorë në mënyrë transparente dhe të drejtë duke respektuar si duhet rregullat dhe procedurat ligjore.

(http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/index_sq.htm)

Kthehu tek lajmet tjera