''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1283 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 February 2016

Fjalimi i Drejtorit të AKK-së z. Hasan Preteni në tryezën “Lufta kundër korrupsionit politik: Sfidat në funksion të reformave të ardhshme”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike Politike (GSJP)

Prishtinë, 23 shkurt 2016  - Është e vërtet e pakontestueshme se luftës kundër korrupsionit në Kosove po i mungojnë shifrat.

Derisa konstatojmë se ka progres të zbehtë ne fushën e legjislacionit dhe parandalimit të korrupsionit tek pjesa e luftimit mbetet shume për të dëshiruar. Raporti i Progresit për vitin 2015 evidenton mangësi si : mosekzistimit të një baze të dhënash të përbashkëta rreth hetimit, procedimit dhe dënimit, se  ka ndikime politike tek hetimet financiare, se ka mungesë në trajtimin e rasteve të nivelit të lartë, se bashkëpunimi në mes akterëve antikorrupsion nuk është në nivelin e duhur, se nuk ka konfiskime të pasurisë, se mungojnë  se paku tri ligje me theks të veçantë në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Janë evidentuar edhe shume vërejtje  rreth mekanizmave të prokurimit, ku në fakt  fjala korrupsion ne Raport përmendet më shumë se 70 herë.

 

Transparenca ndërkombëtare në Raportin e vet Kosovën që nga viti 2013 e vlerëson me notën 3.3, vlerësim i njëjtë si Republika Domenikane, Moldavia dhe Etiopia. Fatkeqësisht në regjion bindshëm jemi në vendin e fundit.

 

Të nderuar, situatën aktuale duhet te sensibilizojmë duke organizuar tryeza e punëtori te ndryshme por për te siguruar që raportet tjera të jenë me pozitive duhet te reflektojmë me fuqishëm. Kosova i ka te gjithë mekanizmat që kanë për mision luftën kundër korrupsioni.  Nuk ka mbivendosje përgjegjësish, e ka legjislacionin bazë, por çka mungon? Nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparence. Sipas definicionit të TI-se mungesa e këto te dyjave rezulton me pranin e korrupsionit.

 

Që gati 17 vite liri dhe qe 8 vite shtet askush nuk u largua nga pozita apo nga detyra për mos punë. Për  mosefikasitet apo për korrupsion, mungon raportimi dhe debati për raportet e punës. Ne dorëzojmë Raporte në Kuvend, këto raporte trajtohen neper Komisione të ndryshme por në seance plenare, para syve te publikut, një gjë e tillë  mungon. Ne shpesh here thirremi në pavarësinë e veprimit, Po,  jemi te pavarur nga ndikimet nga jashtë por për punën tonë duhet te raportojmë në Kuvend ashtu siç raportojnë  Presidenti ,Kryeministri dhe te tjerët. (përvoja e përcjellë nga kryeprokurori Kroat edhe homologu im nga Mali i Zi)

 

Mos transparenca reflektohet tek mospublikimi i vendimeve, Agjencia në baza ditore i publikon te gjitha çështjet që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë, konfliktin  e interesit dhe opinioneve tjera në lidhje me parandalimin e korrupsionit ne fushën e prokurimit publik. Po mungojnë vendimet qe dëshmojnë se korrupsioni po luftohet, po mungojnë aktakuzat dhe aktgjykimet, gjithmonë duke pasur kujdes qe mos te dëmtohet interesi i përgjithshëm. Perceptimi i përgjithshëm i publikut mund te ndërrojë vetëm nëse tek qytetari depërtojnë informatat qe dëshmojnë se korrupsioni po luftohet, tani po ndodh e kundërta.

 

Te nderuar te pranishëm, më lejoni që duke marr  parasysh temën e kësaj tryeze si dhe kompetencat ligjore të Agjencisë për të ofruar opinione në lidhje me angazhimet antikorrupsion, fundin e këtij adresimi do te përfundoja me disa propozime:

 

1.Ti unifikojmë te dhënat, qytetari duhet te di ne çdo moment se sa aktakuza janë ngritur  kundër sa personave, sa aktgjykime janë shqiptuar dhe cila është gjatësia e dënimit;

 

2.Zyrtaret kundër te cilëve është ngritur aktakuza duhet të suspendohen nga puna;

 

3. Të jemi të kujdesshëm në ruajtjen e integritetit të personave që hetohen dhe akuzohen, mos te ketë paraburgosje spektakulare, kane qene disa raste te tilla por ne asnjë rast nuk ka pasur dënime për ata qe janë linquar publikisht;

 

4. Të jemi gjithashtu të kujdesshëm në menaxhimin e informacionit, të mos publikohen te dhënat qe krijojnë huti e panik dhe qe e dëmtojnë procesin;

 

5.Të ashpërsohet politika ndëshkimore;

 

6. Te organizohen konferenca te përbashkëta dhe  publikime periodike te rezultateve te punës te mekanizmave antikorrupsion;

 

7. Ligjet që janë evidentuar në Raportin e Progresit e sidomos Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit duhet të procedohet me shpejte, ndërsa ka nevoje të  harmonizohet me Kodin Penal dhe definitivisht te rregullohet çështja e punësimeve te shumëfishta;

 

Për te evituar këto mangësi dhe mangësitë tjera te evidentuara nga parafolësit, duhet një vullnet me i fuqishëm politik i mekanizmave qendrore dhe titullarëve të mekanizmave antikorrupsion si dhe një guxim më i fuqishëm qytetar  për të denoncuar rastet dhe gatishmëria e tyre për te dëshmuar.

Kthehu tek lajmet tjera