Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1268 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 February 2016

Ka filluar trajnimi për mënyrën e deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 05 shkurt  2016 –Agjencia kundër korrupsionit ka filluar trajnimin  e rreth 170 zyrtarëve (pika të kontaktit nëpër institucione publike) për të siguruar që procesi I deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të zhvillohet me efikasitet të plotë.

Trajnimi ka filluar të enjten ndërsa do të zgjas deri të mërkurën e ardhshme. I ndarë në pesë kategori të pjesëmarrësve zyrtarët e Agjencisë synojnë që pikave të kontaktit tu japin njohuritë e mjaftueshme për mënyrën e plotësimit të drejtë të formularëve të deklarimit të pasurisë dhe masat që parashihen në kuadrin ligjor për ata që nuk e deklarojnë ose atë e deklarojnë në mënyrë të rrejshme.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni tha se : - “ Ky proces është I rëndësishëm duke pasur parasysh   frymën e transparencës që duhet ndjekur zyrtarët në raport me publikun”, ndërsa shtojë se qëllimi i trajnimit është ofrimi i njohurive të mjaftueshme lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë, ofrimin e njohurive për zyrtarët kontaktues për përgatitjen e listave të zyrtareve të lartë publik të të gjitha institucioneve,  ndryshimet në formularin e deklarimit të pasurisë si dhe qështje tjera qe kanë të bëjnë me punën e AKK-së që lidhet me obligimet e zyrtarëve publik ndaj kuadrit ligjor anti-korrupsion.

Ndryshe, procesi i deklarimit vjetor të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik i cili bëhet mbi bazën e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë dhe të Dhuratave fillon më 01 deri më 31 mars 2016.

Kthehu tek lajmet tjera