Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1225 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 September 2015

Drejtori i AKK-së Z. Preteni priti zyrtaren e lartë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë znj. Glantz

Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z.Hasan Preteni  priti  në një takim Zëvendësshefen e zyrës  Politike Ekonomike të Ambasadës Amerikane në Prishtinë znj.  Mary Glantz.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua përkitazi me sfidat në të cilat po kalon  Kosova për sa I përket  luftës kundër korrupsionit si dhe gjetjen e mundësive për  përmirësimin e politikave anti korrupsion Kosovë.

 

Znj. Glantz shprehu gatishmërinë e ambasadës amerikane që ta ndihmojë Agjencinë kundër Korrupsionit në avancimin dhe forcimin e misionit të saj.

 

“ Lufta kundër korrupsionit   është njëri nga prioritetet krucial  të politikës amerikane. Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë pa rezervë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë” –  tha znj. Glandz.

 

Nga ana tjetër z . Preteni përmendi sfidat aktuale të Kosovës në luftën kundër Korrupsionit, ndërsa përmendi si njërën nga  problemet kryesor  rezultatet e dobëta në  luftimin e korrupsionit nga ana e sistemit gjyqësor.

 

“ Kosova ka shënuar progres në hartimin e legjislacionit kundër korrupsionit. Po ashtu politikat parandaluese janë në nivelin e duhur. Megjithatë tek pjesa e luftimit kemi  nevojë  për një seriozitet më të madh, pasi  që njëri nga problemet më të mëdha në këtë drejtim është sistemi I gjyqësorit ku ka rezultate shumë të vogla në gjykime dhe shqiptim të dënimeve për vepra korruptive”, tha  z Preteni.

 

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan  për forcimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera