Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1219 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 July 2015

Zyrtari publik z.Skender Zariqi ndodhet në Konflikt interesi

Prishtinë, 07 korrik, 2015   - Agjencia kundër korrupsionit ka konstatuar se zyrtari I lartë publik z. Skender  Zariqi është në konflikt interesi , ndërsa do të kërkojë nga Institucioni ku ai punon  shkarkimin e tij sikurse dhe  rastin e tij e do e adresojë në gjykatën  kompetente. Kjo për faktin se  zyrtari i lartë publik z Zariqi  nuk ka dashur që ti shmanget konfliktit të interesit në të cilin ndodhet që njëkohësisht mban postin  e Gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës - Dega në Drenas dhe është person I autorizuar në biznesin privat  “Avokat Skender Zariqi”.

 

Bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik është hapur rasti nën dyshimin e bazuar për Konflikt Interesi për zyrtarin në fjalë.

 

Zyrtari i lartë, fillimisht është njoftuar me një shkresë zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit, për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit, ku    i është bërë e ditur se gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë nuk mund të ushtroj funksion menagjues në biznes privat. Kjo  për faktin se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik  e ndalon një gjë të tillë.

Po ashtu AKK i ka dërguar shkresë paralajmëruese zyrtarit të lartë, me të cilën i është kërkuar që brenda afati ligjor të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të emëruar një person të besuar në biznesin privat, apo të mbyllë këtë biznes në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit.

 

Përkundër Rekomandimit të Agjencisë z. Zariqi nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme  për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Si rezultat AKK konsideron  se zyrtari në fjalë nuk ka dashur që ta shmang konfliktin e interesit, ndërsa do të kërkojë shkarkimin e tij nga pozita publike, sikurse edhe rasti do të dërgohet ën Gjykatën kompetente për mos shmangie të konfliktit të interesit.

 

 

Shkarko vendimin si PDF

Kthehu tek lajmet tjera