''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1217 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 June 2015

AKK kërkon nga Komuna e Klinës anulimin e tenderit - '' Rregullimi i tribunave të stadiumit të qytetit faza e dytë-Ritender''

Prishtinë , 29 qershor 2015 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkojë  nga komuna e Klinë s që  si  Autoritet Kontraktues  t`i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Rregullimi i tribunave të stadiumit të qytetit faza e dytë-Ritender '', në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

 

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë të prokurimit si lëndë për trajtim. Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Agjencia kundër Korrupsionit ka hasur në të dhëna të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

 

Në njoftimin për kontratë i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së, me datë 18.06.2015; -  Kapaciteti ekonomik dhe financiar, ka kërkuar: Referenca dhe Kontrata  kërkesë e cila konsiderojmë se bien ndesh me Legjislacionin në fuqi për Prokurimin Publik.

 

Legjislacioni në fuqi për Prokurim Publik e parasheh që Autoriteti kontraktues mund të caktojë një kriter të tillë të përzgjedhjes për ta vërtetuar aftësinë teknike ose profesionale të Operatorit ekonomik, por nuk lejohet në asnjë mënyrë që një kërkesë të tillë ta kërkojë për të dëshmuar aftësinë mbi gjendjen ekonomike dhe financiare.

 

Po ashtu gjatë ekzaminimit dhe krahasimit të dokumentacionit për këtë aktivitet të prokurimit AKK ka vërejtur se në Dosjen e Tenderit tek rubrika Kërkesat mbi gjendejen ekonomike dhe financiare është kërkuar Raport financiar nga banka – mbi qarkullimin e ndërmarrjes apo bilancin e gjendjes nga ndonjë  audit i pavarur në periudhat 2012-2013-2014. Me legjislacionin në fuqi për prokurim publik parashihet që Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të kërkojë kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporteve të menaxhmentit të certifikuar nga një kompani e licencuar e auditivit me reputacion e jo nga ndonjë audit i pavarur sikurse e ka kërkuar Autoriteti Kontraktues.

 

Si rrjedhojë   Agjencia konsideron  se veprimet e Autoritetit Kontraktues  bien ndesh  disa nene të  Ligjit për Prokurimin Publik dhe   rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit.

Dokumentin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera