''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1214 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 June 2015

AKK kërkon nga Spitali i Ferizajt anulimin e dy tenderëve

AKK kërkon  nga Spitali i Ferizajt anulimin e dy tenderëve

Prishtinë, 24 qershor 2015 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni këkrojë Spitali i Ferizajt që  t`i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderët “Furnizimi dhe vendosja e shenjëzimeve, kamerave në QIRSPK – Shtime” dhe “ Rregullimi i autoambulancës ( e akcidentuar) në QIRSKP- Shtime”

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë të prokurimit si lëndë për trajtim. Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Agjencia kundër Korrupsionit ka hasur në të dhëna të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

Në njoftimet për kontratë të cilat janë publikuar në faqen elektronike të KRPP-së, me datë 18.06.2015 tek rubrika III.2.4) Kapaciteti teknik dhe profesional, ka kërkuar: Referenca përvoja eksperienca e kompanisë  kërkesë e cila konsiderojmë se bien ndesh me Legjislacionin në fuqi për Prokurimin Publik.

Bazuar në legjislacioni në fuqi për Prokurim Publik, një Autoritet Kontraktues ka të drejtë që në kuadër të kritereve të përzgjedhjes  të kërkoj si dëshmi referenca me të cilat do ta vërtetonte Kapacitetin teknik dhe profesional të operatorëve ekonomik, mirëpo nëse e vendos një kërkesë të tillë, për ta vërtetuar aftësinë teknike dhe profesionale të OE-ve, atëherë detyrimisht këto referenca duhet ti kërkoj në tri vitet e fundit.  Autoritetit Kontraktues nuk i lejohet në asnjë mënyrë që ti shmanget këtij kufizimi prej tri viteve.

AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që të shmang praktikat e tilla në të ardhmen.

Opinionin e plotë zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet.

Kthehu tek lajmet tjera