Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1210 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 June 2015

AKK kërkon nga Komuna e Gjilanit anulimin e tenderit: “Subvencionimi i normës së Interesit për kredit e bizneseve mikro dhe agro"

Prishtinë 02 qershor 2015 – Agjencia kundër korrupsionit i adresoj sot një opinion Komunës së Gjilanit përmes së cilit kërkon  nga ky institucion që si Autoritet Kontraktues  t'i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Subvencionimi i normës së Interesit për kredit e bizneseve mikro dhe agro '',  në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit  për Prokurimin Publik.

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka paraqitur kërkesën për dokumentacion, pranë Autoritetit Kontraktues (Koma e Gjilanit)  dhe pasi ka mbajtur takimin me përfaqësuesit e Autoritetit kontraktues ka konstatuar  Kuvendi Komunal i Gjilanit me dt.27.01.2015 si Organi më i lartë i Komunës ka nxjerrë vendim  për Subvencionimin e normës së Interesit për kredit e bizneseve mikro dhe agro, ku në këtë vendim është paraparë subvencionimi i normës së interesit për ato biznese apo fermerë të cilët i plotësojnë kriteret për kreditim të vendosura nga Institucioni financiar që përzgjidhet si fitues i këtij projekti. Në Projektin i cili është përgatitur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është paraparë që Komuna nuk merr përgjegjësi mbi riskun e kredisë, apo çfarëdo kamatëvonese në rast të vonesave eventuale dhe të gjitha këto mbesin përgjegjësi e bankës  dhe përfituesve e gjithashtu edhe kriteret e përzgjedhjes së bizneseve apo fermerëve të cilët do të përzgjidhen për subvencionim mbesin përgjegjësi e bankës përkatëse.

Komuna e Gjilanit si Autoriteti Kontraktues këtë aktivitet të prokurimit nuk e ka paraparë në planifikimin e prokurimit për vitin 2015.  Legjislacioni ne fuqi, mundëson që aktivitet e prokurimit që nuk janë paraparë  për vitin përkatës fiskal, mund të prokurohen nëse për të njëjtin prokurim Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA) do të dërgojë tek Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) një kopje të Deklaratës përkatëse të Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve së paku 5 ditë para se Zyrtari Autorizues të autorizojë Zyrtarin e Prokurimit për inicimin e aktivitetit përkatës të prokurimit.  Përkundër kësaj procedure e cila është paraparë me Ligjin në fuqi për Prokurimin Publik, megjithatë Autoriteti Kontraktues nuk ka ofruar asnjë dëshmi për dërgimin e një deklarate të tillë në Agjencinë Qendrore të Prokurimit e që duke vepruar në këtë mënyrë Autoriteti Kontraktues ka shkelur nenin 9 paragrafi 6 të Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Agjencia konsideron  se shkelje të tilla nuk duhet të lejohen në procedura të prokurimit, andaj Agjencia kundër Korrupsionit rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që t’i shmang praktikat e tilla në të ardhmen. 

Dokumentin e plotë  zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet.

Kthehu tek lajmet tjera