''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1206 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 May 2015

Gjykatat nuk treguan efikasitet në trajtimin e rasteve të mos deklarimit dhe deklarimit të rrem të pasurisë

Prishtinë, 12 Maj 2015 - Agjencia kundër Korrupsionit  përmes një letre adresuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe kryetarëve të Gjykatave themelore të Kosovës ka shprehur shqetësimin e  saj në lidhje me mungesën e efikasitetit të këtyre institucioneve në trajtimin me seriozitet të rasteve (kallëzimeve Penale) të paraqitura nga ana e Agjencisë  për sa  mos deklarimit  dhe deklarimit të rrem të pasurisë nga  zyrtarët e  të lartë publik.  Kjo letër adresohet pas një analize që Agjencia I ka bërë të gjitha rasteve të inicuara për vitin 2014.

“Gjatë përfaqësimit të rasteve të inicuara nga Agjencia është vërejtur se Gjykatat Themelore në Kosovë kanë aplikuar politikë joadekuate ndëshkimore, veçanërisht në lidhje me veprat penale të mos deklarimit ose deklarimit të rrem të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik”, thuhet në letrën e Agjencisë

Për më tej  në këtë letër thuhet se:  - “përmes saj  duam që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik dhe t’ iu  vëmë  në dijeni përgjegjësit e institucioneve të drejtësisë, në lidhje me politikën joadekuate ndëshkimore të cilën e kanë ndjekur  gjykatat në lidhje me këto vepra.

Gjykatat themelore në bazë të rasteve të gjykuara në lidhje me veprat Mos deklarim apo deklarim I rrem I pasurisë  nuk kanë treguar efikasitet, ani pse lëndët me vepra penale të natyrës  korruptive janë proklamuar si prioritet në punën e gjyqësorit.

Mos efikasiteti I gjykatave në lidhje me trajtimin e këtyre lëndëve konstatohet edhe nga  e dhëna e Agjencisë në 2014 ku ka paraqitur 93 kallëzime penale kurse nga to gjykatat kanë trajtuar dhe vendosur vetëm 12 raste.

Sidoqoftë Agjencia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj ligjor dhe shprehë gatishmërinë që të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë më qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera