''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1192 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 March 2015

Deri më sot 1736 zyrtar e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 24 mars 2015 – Agjencia kundër Korrupsionit njofton se deri më sot, pasurinë e kanë deklaruar 1736 zyrtar të lartë publik, kurse rreth 2480 zyrtar ende nuk i janë përgjigjur pozitivisht obligimit ligjor që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë si dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave. 

Deklarimit rregullt vjetor I pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka filluar më 1 mars ndërsa përfundon më datën 31 po të këtij muaj. Në listat të cilat AKK i ka pranuar nga pikat kontaktuese të institucioneve të Republikës së Kosovës për zyrtarët e tyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë përfshihen rreth 4216 zyrtar të lartë. Nga numri i përgjithshëm del që deri më tani pasurinë e tyre e kanë deklaruar rreth 41.17%. 

Agjencia kundër korrupsionit iu bënë thirrje të gjithë atyre zyrtarëve që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë e detyron Agjencinë, që në këto raste të ushtrojë kallëzim penal, në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. 

Agjencia e ri-përsërit njoftimin se ka vënë në dispozicion për gjatë gjithë orarit të punës stafin prej pesë zyrtarësh të cilët janë “online” për të pranuar formularët sikurse edhe për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses. 

Për ta parë listën e zyrtarëve të lartë publik të cilët sipas ligjit janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, si dhe për ta shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, ëëë.akk-ks.org, ose më konkretisht klikoni mbi butonin- Subjektet Deklaruese dhe lista e Zyrtarëve që gjendet në anën e djathtë të faqes.

Kthehu tek lajmet tjera