''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1189 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 March 2015

AKK kërkon fillimin e procedurave kundërvajtëse për zyrtarin Sabit Zeka

Prishtinë, 17 mars 2014 - Agjencia kundër korrupsionit i bëri sot kërkesë Gjykatës Themelore në Ferizaj që të fillojë procedurën për kundërvajtje dhe ta shpall fajtor zyrtarin Sabit Zeka Zyrtar i Prokurimit në Ndërmarrjen Publike K.R.U.K Bifurkacioni Sh.A pasi që i njëjti nuk ka dashur që ti shmanget konfliktit të interesit dhe në të njëjtën kohë vazhdon të jetë edhe pronar i biznesit privat N.T.P “Saba”, e që sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik një gjë e till është e ndaluar. 

Zyrtari i lartë, fillimisht është njoftuar me një shkresë zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit, për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit. Pas pranimit të kësaj shkrese, zyrtari i lartë është njoftuar për gjendjen në të cilin ndodhet dhe për ndryshimet që duhet ti bëjë për të shmangur gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. 

Zyrtarit të lartë z. Zeka, i është bërë e ditur se gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë nuk mund të ushtroj funksion menaxhues në biznes privat. 

Përkundër afateve ligjore të dhëna nga Agjencia, duke përfshirë edhe shkresën paralajmëruese, zyrtari i lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të nevojshëm, për tu larguar nga funksioni i personit të autorizuar në biznesin privat në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për të shmangur gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit. 

Prandaj, duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Agjencia vlerëson se zyrtari i lartë nuk e ka shmangur gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Për më tej zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërmarrjeve private. 

Si rrjedhojë bazuar në kuadrin ligjor zyrtari i lartë publik duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet komfor nenin 20 paragrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik pasi nuk i ka përmbushur obligimet ligjore nga dispozitat e ligjit të lartpërmendur.


Vendimin e Agjencisë për gjendjen e konfliktit të interesit që zyrtari në fjalë gjendet mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Konflikti i Interesit vendimet

Kthehu tek lajmet tjera