Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1180 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 February 2015

AKK i adreson Opinion KOSTT-it dhe KUR Mitrovica

Prishtinë, 02 Shkurt 2015 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes dy opinioneve kërkojë sot nga KOSTT.sh.a si dhe nga KUR Mitrovica që si autoritete kontraktuese ti ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve që kanë ndodhur në lidhje me dy tender. Në rastin e parë fjala është për tenderin “Furnizim me inventar për zyrat e reja” kurse në rastin e dytë bëhet fjale për tenderin “Furnizim me Telefona Mobil për nevojat e KUR-Mitrovica.

Agjencia kundër korrupsionit pas shqyrtimit të dokumentacionit për procedurën e prokurimit nga ana e KOSTT ka konstatuar se në Njoftimin për Kontratë dhe Dosjen e Tenderit tek pika 9.1 Kërkesat mbi mundësitë teknike ose profesionale tek kërkesa 1. janë kërkuar dy kontrata ose referenca, ndërsa tek dëshmitë e kërkuara dokumentare: dëshmia 1. si dëshmi janë kërkuar së paku dy Kontrata apo Referenca nga viti 2011 me Institucionet publike, Bankat apo Misionet ndërkombëtare, për furnizim me Inventarë për zyra, kërkesë kjo për të cilën Agjencia konsideron se është diskriminuese dhe kufizon konkurrencën e lirë në mesin e Operatorëve ekonomik. AKK vlerëson se sipas Ligjit për Prokurimin Publik Autoriteti kontraktues ka të drejtë të kërkoj kontrata dhe referenca për furnizimet që ka realizuar Operatori ekonomik me Institucionet Publike, misionet ndërkombëtare dhe Private, mirëpo nuk është e lejuar që të kërkohen kontratat dhe referencat vetëm nga bankat si Institucione Private, por duhet të pranohen kontratat dhe referencat edhe nga Institucionet tjera Private, përveç Bankave. 

Në anën tjetër në rastin e tenderit të “Furnizim me telefona Mobil për nevojat e KUR Mitrovica”, Agjencia është ftuar nga Autoriteti Kontraktues që të monitoroj punën e Komisionit Vlerësues dhe është konstatuar se vlerësimi i Ofertave ishte në përputhje të plotë me ligjin e Prokurimit Publik si dhe me Dosjen e Tenderit, mirëpo në përgatitjen e Dosjes së Tenderit për “Procedurë e Kuotimit të Çmimit”, ka kërkuar telefona mobil me model të caktuar që i përgjigjet vetëm një prodhuesi. 

Për të parë dokumentet e plota zyrtare ju lutem klikoni mbi butonin Opinionet. 

Kthehu tek lajmet tjera