Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1176 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 December 2014

Zyrtarët e AKK-së u takuan me kryesuesit e Kuvendeve të katër komunave veriore

Prishtinë, 24 dhjetor 2014 – Zyrtarët e Agjencisë kundër korrupsionit u takuan sot me katër kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave veriore me qëllim të koordinimit sa më të mirë të procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që do të fillojë në mars të vitit të ardhshëm. Kryesuesit e Kuvendeve komunale të komunave veriore gjatë takimit kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe të gjithë zyrtarëve tjerë të lartë të këtyre institucioneve që ti përgjigjen pozitivisht obligimit ligjor për deklarimin e pasurisë në afatin e rregullt vjetorë. Zyrtarët e Agjencisë ndërkaq mirëpritën gatishmërinë e tyre për integrimin në sistemin e deklarimit të pasurisë dhe shprehën edhe një herë vendosmërinë e Agjencisë për trajtim të barabartë të të gjithë zyrtarëve publik ashtu siç e parashikon ligji. 

Gjatë takimit u dakordua që në të ardhmen të organizohen trajnime nga ana e Agjencisë për zyrtarët kontaktues të komunave veriore në mënyrë që të gjithë zyrtarët nga ajo pjesë të jenë të përfshirë në proces dhe të shmangen praktikat mos bashkëpunuese. 

Siç dihet pas konstituimit të institucioneve në veri të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar një numër I zyrtarëve të lartë publik të këtyre institucioneve nuk e patën deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës ose në afatin e rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë. Si rrjedhojë Agjencia të gjitha rastet I ka adresuar tek organet kompetente të drejtësisë ashtu siç e obligon ligji për deklarimin e pasurisë.

Takimi është organizuar nga ana e Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane. 

Kthehu tek lajmet tjera