Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1167 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 November 2014

Agjencia konstaton se zyrtari Viktor Mehana është në Konflikt Interesi

Prishtinë, 20 nëntor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një vendimi konstatojë se ekziston konflikti i interesit në ushtrimin e funksionit publik në rastin me nr. AKK -03-1700/14, për z. Viktor Mehana - Këshilltar Politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që ai njëkohësisht është edhe person i autorizuar në biznesin privat “KS TEAM” SH.P.K.

Fillimisht zyrtari i lartë është njoftuar me një shkresë zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit, për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit. Pas pranimit të kësaj shkrese, brenda afatit 15 ditor, z. Mehana është kontaktuar me zyrtarët e AKK-së. Ai është njoftuar me faktet që posedon Agjencia për këtë rast, në lidhje me situatën mundshme të konfliktit të interesit. 

Zyrtarit të lartë z. Mehana i është bërë e ditur se gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë, nuk mund të ushtroj funksionin e personit të autorizuar në biznesin privat “KS TEAM” SH.P.K. Kjo për faktin se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit e ndalon një gjë të tillë i cili decidivisht thotë: “Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërmarrjeve private”.

Bazuar në këtë dispozitë, Agjencia, përmes shkresës paralajmëruese, e ka njoftuar z. Viktor Mehana, se nuk mund të ushtroj këto dy funksione njëkohësisht dhe se duhet të zgjedhë njërin prej tyre. Për shmangien e konfliktit të interesit Agjencia i ka dhënë një afat shtesë, mirëpo, z. Mehana nuk e ka përfillur këtë afat dhe deri më sot nuk është larguar nga njëri prej funksioneve.

Agjencia do të kërkoj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të filloj procedurën për shkarkimin e tij. Po ashtu bazuar në ligjin në fjalë Agjencia do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente.

Vendimin e plote mund ta gjeni duke klikuar mbi Butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera