''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1166 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 November 2014

AKK i rekomandon komunës së Gjakovës anulimin e procedurave të një tenderi

Prishtinë 06 nentor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit i adresojë një opinion Komunës së Gjakovës përmes së cilit i rekomandon që ky institucion si Autoritet Kontraktues që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin me titull '' Punimi i Planit Rregullues urban të hollësishëm të zonës nga rruga “Nëna Terezë”,”Fehmi Agani”,”Sadik Stavileci” deri te rruga “Tivar''. 

Divizioni për Parandalimin e Korrupsionit në fushën e Prokurimit Publik (DPKPP) pranë, Agjencisë kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar dhe trajtuar këtë procedurë të prokurimit, duke e marr për bazë njoftimin që Komuna e Gjakovës e kishte bërë në procedurë të hapur këtë aktivitet prokurimi. Gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve të dosjes së këtij tenderi, AKK ka hasur në disa dhëna të cilat nuk janë në pajtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës. Agjencia kundër Korrupsionit pasi ka shqyrtuar me kujdes dokumentacionin e ofruar nga ana e Autoritetit kontraktues ka konstatuar disa parregullësi. 

Në Njoftimin për Kontratë dhe Dosjen e Tenderit e cila është përgatitur nga ana e Autoritetit Kontraktues, Agjencia ka vërejtur se si kriter për dhënie të kontratës, Autoriteti Kontraktues ka caktuar kriterin Tenderi ekonomikisht më i favorshëm, ndërsa ka vendosur edhe nën kritere.

Lidhur me nën kriteret 2,3 dhe 4 Agjencia kundër Korrupsionit konsideron se nën kritere të tilla nuk mund të përdorën në asnjë mënyrë si kritere për dhënie të kontratës nga ana e Autoritetit kontraktues.

Autoriteti kontraktues duhet të bëjë një dallim të qartë në mes kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve për dhënie të kontratës, sipas nenit 23 paragrafi 5 dhe nenit 25 paragrafi 3 të Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik kriteret e përzgjedhjes nuk mund të përdorën në asnjë mënyrë si kritere për dhënie të kontratës, andaj konsiderojmë se nën kriteret e vendosura si më lartë nuk janë kritere të matshme dhe do duhej të caktoheshin si kritere minimale për kualifikim.

Gjatë krahasimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit të dosjes së tenderit, Agjencia ka vërejtur se Njësia e Kërkesës i ka propozuar gjithashtu edhe kriteret e përzgjedhjes e që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik, ku përcaktohen qartë funksionet e njësisë kërkuese dhe njësisë së prokurimit, andaj secila duhet veproj konform përgjegjësive që ka.

Agjencia konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh me nenin 52 Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës të Ligjit për Prokurimin Publik, nenin 23 Kriteret e përzgjedhjes e Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik dhe nenin 25 Kriteret e dhënies së kontratës e Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik, dhe si rrjedhojë rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që t'i shmang praktikat e tilla në të ardhmen. 

Opinioni e plote mund ta shkarkoni duke klikuar ne butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera