''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1161 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 September 2014

UNDP ndihmonë bashkëpunimin e AKK-së me RAI-n

Prishtinë, 12 shtator - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), në bashkëpunim me Drejtorinë për Nisma Anti-korrupsion e Malit të Zi (Daci), organizoi seminar dy ditorë për vlefshmërinë e Metodologjisë mbi vlerësimin Anti-korrupsion të Legjislacionit që u mbajt më 9 shtator 2014 dhe Workshopin Rajonal për vlefshmërinë e metodologjisë për vlerësimin e rrezikut nga Korrupsioni që u zhvillua më 10 shtator 2014 në Beçiç të Malit të Zi. 

Qëllimi i punëtorive ishte shqyrtimi i situatës aktuale dhe përvoja në procesin e vlerësimit të rrezikut të korrupsionit dhe vlerësimin e legjislacionit anti-korrupsion të vendeve të rajonit, përkatësisht 9 vende anëtare të RAI - Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia. Autoritetet e Kosovës duke përfshirë këtu edhe drejtorin e Agjencisë kundër Korrupswionit z. Hasan Preteni kanë marrë pjesë për herë të parë në një takim rajonal të RAI-t që është ndihmuara nga UNDP në Kosovë. 

Gjatë dy punëtorive, ekspertët më të rëndësishme kombëtare që vijnë nga Evropa Juglindore u është dhënë një mundësi për të ndarë përvojat e tyre,” know-how”, shqetësimet dhe çështjet në lidhje me temat. Qëllimi më i rëndësishëm i të dy ngjarjeve ishte për të diskutuar gjetjet e hulumtimeve të ndërmarra dhe metodologjitë të njëpasnjëshme, si dhe për të përmirësuar dhe vërtetuar këto dokumente në bazë të ekspertizës dhe përvojës së pjesëmarrësve në fusha të ngjashme. 

U konkludua se vlerësimi Anti-korrupsion i legjislacionit dhe vlerësimit të rrezikut nga Korrupsioni janë të rekomanduara si një mjet për trajtimin e korrupsionit dhe rritjen e integritetit në administratën publike. Bazuar në të dhënat e marra gjatë punëtorive, metodologjitë duhet të përditësohen për të zbuluar më tej praktikat ekzistuese brenda rajonit dhe për integrimin e mekanizmave nga jashtë rajonit si praktikat më të mira duke integruar inputet e ekspertëve. 

Pjesëmarrësit në këto punëtori ishin përfaqësuesit e Agjencive Kombëtare Anti-korrupsion, Ministrive të Drejtësisë, Ministrive të Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera relevante të vendeve të rajonit.

Kthehu tek lajmet tjera