''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1160 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 September 2014

AKK i kërkonë Spitalit rajonal të Gjilanit anulimin e një tenderit

Prishtinë 10 shtator 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinioni i kërkojë Spitalit Rajonal të Gjilanit që si Autoritet Kontraktues që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Furnizim me pajisje mjekësore. 

Zyra e Prokurimit në Spitalin Rajonal Gjilan ka përgatitë njoftimin për kontratë me titull '' Furnizim me pajisje mjekësore Lot 1 Central monitoring system ëith patient monitor, Lot 2 Harmonik skallper dhe Lot 3 CTG, EKG dhe Sterilizatorë '' me numër prokurimi: 702-14-52-121, e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me datë: 18.07.2014, në Procedurë të Hapur. Agjencia kundër Korrupsionit, përmes Divizionit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik, ka trajtuar këtë procedurë të prokurimit. Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit të dosjes së tenderit, Agjencia ka hasur në disa të dhëna që janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. 

Agjencia, pasi ka ekzaminuar dhe shqyrtuar me kujdes dokumentet e tenderit ka evidentuar gjetjet si në vijim:

Gjatë ekzaminimit të dokumentacionit lidhur me këtë procedurë të prokurimit, Agjencia kundër Korrupsionit ka vërejtur se në Planifikimin e Prokurimit për vitin 2014, Autoriteti kontraktues e ka paraparë aktivitetin e prokurimit në fjalë, por nuk e ka paraparë vlerën e parashikuar për këtë kontratë veprim ky i cili bie ndesh me Ligjin në fuqi për prokurimin publik.


Në Dosjen e Tenderit dhe Kërkesën e njësisë kërkuese, që ka përgatitur A.K. për këtë aktivitet të prokurimit, tek pjesa e specifikimeve teknike të detyrueshme, Agjencia ka vërejtur se specifikimet teknike që janë përpiluar për lot 1 ku është kërkuar Furnizim me sistemin qendror me monitorim, autoriteti kontraktues ka përshkruar specifikime teknike të cilat janë favorizuese për një prodhues dhe në të njëjtën kohë specifikimet e tilla i eliminojnë disa prodhues të këtyre pajisjeve mjekësore.

Agjencia kundër Korrupsionit, pasi ka ekzaminuar dhe krahasuar me kujdes të gjitha dokumentet e këtij tenderi ka konstatuar gjendjen faktike si në vijim:

Për këtë kontratë dosjen e tenderit e kanë tërhequr gjithsej 23 Operator ekonomik ndërsa ofertat për këtë kontratë i kanë dorëzuar vetëm 6 OE.

Agjencia vëren se autoriteti kontraktues këtë aktivitet të prokurimit e ka ndarë në 3 lote (pjesë), për lot 1 ofertat i kanë dorëzuar 5 Operator ekonomik, ku sipas Komisionit vlerësues 3 oferta kanë qenë të përgjegjshme, për lot 2 ofertat i kanë dorëzuar 2 OE të cilat sipas Komisionit vlerësues janë të përgjegjshme, kurse për lot 3 ka pasur 4 oferta të cilat sipas K. Vlerësues janë që të gjitha të përgjegjshme.

Por Agjencia konstaton se Operatori ekonomik i cili është propozuar për dhënie të kontratës për lot 3 nuk është i përgjegjshëm, pasi që nuk i ka plotësuar kërkesat në dosjen e tenderit tek rubrika kërkesat mbi aftësinë teknike dhe profesionale ku është kërkuar lidhur me pikën 7 dhe 8 në pjesën e rubrikës së njëjtë është kërkuar garancion dëshmi për mbulim me pjese rezervë se paku 5 vite nga data e skadimit te afatit garantues. Garancioni për pajisjen e ofruar me se paku 2 vite lidhur me këtë kërkesë Operatori ekonomik ka ofruar një deklaratë mbi garancion por e njëjta nuk është e nënshkruar dhe e vulosur dhe si e tillë nuk mund të pranohet si dëshmi e mjaftueshme. 

Agjencia kundër Korrupsionit gjithashtu ka vërejtur edhe disa shkelje tjera lidhur me lot 1 njëri nga Operatorët ekonomik është eliminuar me arsyetimin se nuk e ka të kompletuar çertifikatën ISO, sipas Komisionit vlerësues Operatori ka ofruar çertifikatë ISO me Tûv dhe si e tillë nuk mund të pranohet. Duhet theksuar se Komisioni vlerësues i Autoritetit kontraktues ka pasur raste që ka pranuar edhe certifikata ISO me Tûv për disa Operator tjerë ekonomik. Lidhur me këtë lot Komisioni vlerësues e ka shpallur si të përgjegjshëm OE i cili ka qenë i renditur ne numrin 2, pas ekzaminimit të ofertës së këtij Operatori, AKK ka vërejtur se në formularin e dorëzimit të tenderit tek pjesa e validitetit të tenderit OE nuk e ka plotësuar numrin e ditëve për te treguar se sa është valid tenderi, sipas LPP-së ky OE konsiderohet sikur të mos tenderonte fare, andaj do duhej që të shpallej si i papërgjegjshëm nga ana e Komisionit vlerësues.

Duhet theksuar se të gjitha rekomandimet e Komisionit vlerësues lidhur me këtë procedurë të prokurimit janë miratuar edhe nga Zyrtari Kryesor i Prokurimit i Autoritetit kontraktues.

Agjencia Konsiderojmë se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj rekomandon anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti kontraktues që t'i shmang praktikat e të tilla në të ardhmen. 

Dokumentin zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera