Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1158 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 August 2014

AKK kërkon nga Komuna e Leposaviqit anulimin e tenderit: -'' Furnizim me automjet zyrtar për nevojat e Komunës”;

Prishtinë 25 gusht 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot një opinion komunës së Leposaviqit përmes së cilit i kërkohet që si Autoritet Kontraktues që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Furnizim me automjet zyrtar për nevojat e Komunës së Leposaviqit. 
Komuna e Leposaviqit si Autoritet kontraktues, përmes zyrës së prokurimit ka përgatitë njoftimin për kontratë me titull '' Furnizim me automjet zyrtar për nevojat e Komunës së Leposaviqit, ndërsa Divizioni për Parandalimin e Korrupsionit në fushën e Prokurimit Publik (DPKPP) pranë, Agjencisë kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar dhe trajtuar këtë procedurë të prokurimit. Gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve të dosjes së këtij tenderi, AKK ka hasur në disa dhëna të cilat nuk janë në pajtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës. 

Agjencia kundër Korrupsionit pasi ka shqyrtuar me kujdes dokumentacionin e ofruar nga ana e Autoritetit kontraktues ka konstatuar të faktet si në vijim:

Autoriteti kontraktues ka përgatitur njoftimin për kontratë me 12.08.2014, ndërsa publikimi i tij është bërë me dt.14.08.2014. Pasi është publikuar njoftimi për kontratë, Operatorët e interesuar ekonomik kanë paraqitur kërkesa për tërheqjen e dosjes së këtij tenderi, mirëpo Zyrtari përgjegjës i Prokurimit i ka njoftuar Operatorët ekonomik se nuk është përgatitur ende dosja e tenderit dhe se të njëjtën do të u ‘a dorëzojë më së largu deri me dt.18.08.2014 në ora 15:00 me arsyetimin se Komuna e Leposaviqit duhet ti përgatisë specifikimet teknike për automjet. Pasi Agjencia ka iniciuar rastin lidhur me ketë procedurë të prokurimit, zyrtari përgjegjës i prokurimit me dt.15.08.2014 u ‘a ka dorëzuar dosjen e tenderit operatorëve ekonomik, veprim ky për të cilin konsiderojmë se është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik.

Sipas LPP-së “autoriteti kontraktues duhet të përpiloj një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë kriter të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç kërkohen nga ky ligj ose siç i sheh të domosdoshme autoriteti kontraktues. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, dosja e tenderit duhet të përmbajë një kopje të njoftimit të tillë dhe informatat e tjera të tilla përkatëse që mund të jenë të
nevojshme për të qartësuar dhe plotësuar informatat që gjinden në njoftimin e tillë. Autoriteti kontraktues duhet të përcaktojë në dosjen e tenderit, specifikimet teknike të zbatueshme dhe, aty ku është e përshtatshme, kërkesat ekzekutuese, mundësinë e varianteve dhe informatat tjera të rëndësishme.

Përveq kësaj Autoriteti kontraktues në specifikat e tenderit tek rubrika Kapaciteti ekonomik dhe financiar, ka kërkuar qarkullim financiar minimum 300 000.00 euro. Kërkesë kjo e cila bie ndesh me Udhëzimin administrativ të Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik. Sipas LPP-së dhe Udhëzimit administrativ ka të drejtë që në kuadër të kritereve të përzgjedhjes të kërkojë, dëshmi nga Operatorët ekonomik me të cilat do ta vërtetonte aftësinë e tyre ekonomike - financiare, por nuk është e lejuar që si qarkullim financiar të kërkojë shumën e cila e kalon dyfishin e vlerës së parashikuar të kontratës.

Autoriteti kontraktues duhet të bëjë një dallim të qartë në mes kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve për dhënie të kontratës, sipas ligjeve në fuqi kriteret e përzgjedhjes nuk mund të përdorën në asnjë mënyrë si kritere për dhënien e kontratës, andaj konsiderojmë se nën kriteret e vendosura si më lartë nuk janë kritere të matshme dhe do duhej të caktoheshin si kritere minimale për kualifikim.

Veprimet e Autoritetit Kontraktues konsiderojmë se bien ndesh me shumë nene të Ligjit të Prokurimit Publik dhe shkelje të tilla, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit. Si rrjedhojë Agjencia rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që t'i shmang praktikat e tilla në të ardhmen. 

Opinionin zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi buronin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera