Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1153 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 July 2014

AKK i adreson Opinion Komunës së Vitisë dhe Spitalit ”;Sheikh Zahed”; të Vushtrrisë

Prishtinë 11 korrik - Agjencia kundër korrupsionit në dy opinione të ndara ka kërkuar nga Komuna e Vitisë si dhe Spitali “Sheikh Zahed “ I Vushtrrisë që ti ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve në procedurat e prokurimit të dy tenderëve.

Tek rasti I parë (Komuna e Vitisë) Agjencia kërkoj që ky institucion ti ndërmerr të gjitha masat që të ndërpres procedurat e prokurimit në lidhje me tenderin: “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në vërban”, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Ky aktivitet prokurimi më datë:17/06/2014 është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërsa Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë aktivitet Prokurimi si rast për trajtim dhe gjatë ekzaminimit të këtij aktiviteti nga “Dosja e Tenderit”, Agjencia ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me Procedurat e Prokurimit në Kosovë.

“Në Seksioni tek Kërkesat e përshtatshmërisë Profesionale, thuhet se “Bartësi kryesor i konzorciumit lideri, duhet të plotësoj 60 % të kritereve ekonomike-financiare-teknike dhe profesionale. Kërkesat që kanë të bëjnë me Gjendjen Ekonomike dhe Financiare, si dhe Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale duhet të plotësohen nga Grupi i Operatorëve në tërësi, e jo nga secili Operator Ekonomik veç e veç, siç është kërkuar në “Dosja e Tenderit”. Autoriteti Kontraktues gjithashtu nuk ka të drejtë ti përcaktojë Operatorit Ekonomik përqindjen se sa për qind mund ta plotësoj njëri tjetrin” thuhet në opinionin e Agjencisë. 

Nga ana tjetër në rastin e Autoriteti Kontraktues Spitali “Sheikh Zahed”, Agjencia ka gjetur disa shkelje të kritereve të vendosura në procesin e prokurimit për tenderin “Furnizim me Inventar Medicinal dhe Administrativ”, i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me datë27/06/2014. Agjencia kundër korrupsionit pasi ka shqyrtuar me kujdes dokumentacionin e ofruar nga Autoriteti kontraktues ka konstatuar se përveç tjerash tek rubrika III.2.3 e kapacitetit Ekonomik dhe financiar është kërkuar qarkullimi bankar për vitin 2013, kërkesë kjo për të cilën AKK konsideron se bije ndesh me Udhëzimin administrativ të KRPP-së.

Agjencia ka vlerësuar se duke kërkuar qarkullimin bankar vetëm për vitin 2013 si dhe duke kërkuar kontrata referenca për i kërkuar të njëjtat në tre vitet e fundit. Autoriteti Kontraktues e kufizon apo e zvogëlon konkurrencën në mesin e operatorëve.

Si rrjedhojë Agjencia u ka rekomanduar që të dy operatorëve ekonomik që ti marrin masat e nevojshme për evitimin e këtyre gjetjeve. 

Opinionet e plota zyrtare i gjeni duke klikuar ne butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera