Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1152 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 July 2014

Gjetjet formale të Auditorit dhe rekomandimet e tij nuk i referohen në as një mënyrë keqpërdorimit të buxhetit

Prishtinë, 4 korrik 2014 - Agjencia kundër korrupsionit është e shqetësuar në lidhje me tendencën për prishje të imazhit të saj nga ekzagjerimet e tepruara të raportit për vitin 2 013 të Auditimit të Agjencisë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm I cili në fakt nuk është duke u interpretuar drejtë në shkrimet e disa mediave.

Agjencia dëshiron të sqarojë se që nga funksionalizimi I saj, Auditorët nuk kanë evidentuar as një shkelje materiale dhe në as një rast nuk është gjetur keqpërdorim I buxhetit.

Për më tej, edhe për vitin 2013 në pikën 2.1 të raportit Opinioni I Auditorit është OPINION I PAMODIFIKUAR, që do të thotë se është vlerësimi më pozitiv që ekziston në bazë të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm. Në këtë raport po ashtu është cekur se: - “Pasqyrat financiare reflektojnë një pamje të drejtë dhe të vërtet në të gjitha aspektet materiale”. Opinionet e tilla kanë qenë në vazhdimësi për të gjitha auditimet që janë realizuar në Agjenci që nga funksionalizimi i saj. 

Agjencia dëshiron të njoftojë publikun se gjetjet formale të Auditorit dhe rekomandimet e tij nuk referohen në as një mënyrë në keqpërdorim të buxhetit. Si shembull, Agjencia vitin e kaluar me mjetet e saj ka paguar vetëm dy bileta të udhëtimit. Si rrjedhojë e nevojës së ulët për këtë shpenzim, Agjencia kishte vlerësuar si të panevojshme të ketë kontratë për një gjë të tillë por të sigurojë biletat me çmimin më të ulët. Megjithatë për këtë shpenzim është rekomanduar nga Auditori që të ketë kontratë, dhe Agjencia do të veprojë në mënyrë institucionale duke i respektuar Opinionet dhe Rekomandimet e Auditorit, ndonëse për këtë kategori Agjencia ka shpenzime minimale, për faktin se në pothuajse të gjitha rastet e udhëtimeve shpenzimet mbulohen nga organizatorët (mekanizmat ndërkombëtar). 

Agjencia nuk këmbëngul në pagabueshmëri teknike, por këmbëngul në faktin se në as një rast nuk ka pasur keqpërdorim të buxhetit apo shpenzim të panevojshëm të tij.

Agjencia rikujton përkushtimin e saj të skajshëm që shpenzimin e parasë publike është duke e bërë fuqimisht mbi bazën e ligjit dhe në mënyrën më të mirë ekonomike.

Kthehu tek lajmet tjera