Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2014 ka pranuar njoftimin nga dymbëdhjetë (12) institucione të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata, ndërsa tredhjet e dy (32) institucione tjera kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit 2013.
Sa i përket institucioneve tjera nuk kemi pranuar njoftime lidhur me pranimin ose jo te dhuratave.
Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca 85 dhurata të protokollare; Kuvendi i Kosovës 7 dhurata protokollare; Zyra e Kryeministrit 7 dhurata protokollare dhe 11 të rastit; Ministria e Punëve të Jashtme 6 dhurata protokollare dhe 1 e rastit; Dogana e Kosovës 6 dhurata të rastit; Ministria e Integrimeve Evropiane 1 dhuratë protokollare dhe 1 të rastit; Gjykata Kushtetuese 2 dhurata protokollare; Prokuroria e Shtetit 7 dhurata protokollare dhe 2 të rastit; Instituti Gjyqësor i Kosovës 5 dhurata protokollare; Institucioni i Avokatit të Popullit 2 dhurata protokollare; Komuna e Prishtinës 1 dhuratë të rastit; Komuna e Podujevës 1 dhuratë të rastit.
Agjencia kundër Korrupsionit gjatë ditëve në vijim do të verifikoj regjistrimin dhe ruajtjen e dhuratave nëpër institucione dhe do të analizoj se si po respektohet ligji lidhur me pranimin e dhuratave.
Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim.
Institucioni |
Protokollare |
Rastit |
Numri i dhuratave të deklaruara |
Presidenca |
85 |
00 |
85 |
Kuvendi i Kosovës |
07 |
00 |
07 |
Zyra e Kryeministrit |
07 |
11 |
18 |
Ministria e Punëve të Jashtme |
06 |
01 |
07 |
Dogana e Kosovës |
00 |
06 |
06 |
Ministria e Integrimeve Evropiane |
01 |
01 |
02 |
Gjykata Kushtetuese |
02 |
00 |
02 |
Prokuroria e Shtetit |
07 |
02 |
09 |
Instituti Gjyqësor i Kosovës |
05 |
00 |
05 |
Institucioni i Avokatit të Popullit |
02 |
00 |
02 |
Komuna e Prishtinës |
00 |
01 |
01 |
Komuna e Podujevës |
00 |
01 |
01 |
Totali |
122 |
23 |
145 |