''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1150 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 June 2014

Hedhet shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve

Prishtinë, 18 qershor 2014 - Formularët e 585 zyrtarëve ose 20% e listës totale prej 2928 zyrtarëve të lartë që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetore do ti nënshtrohen kontrollit të plotë nga e Agjencisë kundër korrupsionit. 
Përmes një procesi të hapur dhe transparentë Agjencia së bashku me përfaqësuesit e mediave të pranishëm në konferencën e sotëm për shtyp hedhën shortin për të nxjerr listën e zyrtarëve të cilëve Agjencia do tu bëjë kontrollin e plotë të pasurisë sipas Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për zyrtarët e lartë publik I cili ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti.

Praktika e hedhjes së shortit është e bazuar në nenin 9 të ligjit të lartë përmendur sidhe në rregulloren Nr. 01/2014 e punës e agjencisë kundër korrupsionit. 

Procedura e nxjerrjës së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar kështu: në një vazo janë vendosur 15 fletë palosje të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave. Vetëm njëra fletëpalosjeve ka pasur mbishkrimin,“Përzgjedhësi”, kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta. Gazetarja e cila tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin “përzgjedhësi” ka tërhequr një numër nga vazoja tjetër ku ishin po ashtu të vendosura numrat nga 1 deri në 20 në fletëpalosje. Numri I përzgjedhur ishte 10 dhe për të arritur 20%-shin e listës totale ky numër është rritur për 5 ( pesë) deri në fund të listës dhe është zvogëluar deri në fillim të listës për ti përfshirë të gjithë në listë, (si 5, 10, 15, 20, 25 e kështu me radhë) 

Përkundër kësaj liste e dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar. 

Ndryshe, sot (18. 06.2014) Agjencia ka publikuar në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të pasurisë se zyrtarëve të lartë publik duke e përmbyllur kështu gjithë procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2013. 

Lista me emrat e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Kthehu tek lajmet tjera