Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1146 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 May 2014

MASHT-së duhet të anulojë procedurat e prokurimit për tenderin: “Ndërtimi i shkollës fillore në Mitrovicë”;

Prishtinë, 22 maj 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni kërkojë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe teknologjisë që si autoritet kontraktues që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Ndërtimi i shkollës fillore në Mitrovicë”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - MASHT ka përgatitur “ Njoftimin për Kontratë ” me titull “Ndërtimi i shkollës fillore në Mitrovicë“,ndërsa Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë aktivitet prokurimi si rast për trajtim. Gjatë trajtimit të kësaj procedure të prokurimit në “Njoftimin për Kontratë”, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me Procedurat e Prokurimit sipas Ligjit të Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

Në Dosjen e Tenderit, rubrika Kërkesat mbi Gjendjen Ekonomike dhe Financiare 8.1, pika III.2.2 Përshtatshmëria Profesionale, kërkohet: a) Regjistrimin si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/ose të korporatës në shtetin e themelimit të operatorit ekonomik- Certifikata Regjistrimit të Biznesit; b) Certifikata e regjistrimit të TVSH-së (për Kompanitë Kosovare); dhe c) Certifikata me Numër Fiskal (për Kompanitë Kosovare), ndërsa tek Dëshmia e kërkuar dokumentare janë kërkuar dëshmi për 4 pozicione (a, b, c, d) deri sa tek kërkesat ishin tre pozicione (a, b, c). Bëhet fjalë për Certifikatën ISO 9001:2008 e cila nuk është kërkuar si kërkesë, ndërsa kërkohet dëshmi për ta dokumentuar. 

Në Dosjen e Tenderit, Pika III.2.3 Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar kërkohet: Vlera e përgjithshme monetare e punëve të ekzekutuara në lëmin e ndërtimit, në tri vitet e fundit, për operatorin ekonomik ose grupin e operatorëve ekonomik jo më e vogël se dyfishi i vlerës së ofertës; Përveç qarkullimit minimal, Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj edhe referenca në fushën specifike, por shuma e tyre nuk mund të kaloj më shume se 1.5 herë vlerën e parashikuar. Në të njëjtën pikë poashtu kërkohet: Raporti i Auditimit për tri vitet e fundit 2010, 2011 dhe 2012 . Në rast Konzorciumi secili nga anëtarët e Konzorciumit duhet ta kenë raportin e Auditimit për (2010,2011 dhe 2012) nga auditorët e certifikuar. Autoriteti Kontraktues ka kërkuar raport Auditimi për tre vitet e fundit ndërsa nuk ka përfshirë vitin 2013, pra tre vitet e fundit janë 2011, 2012 dhe 2013, e jo siç ka paraparë Autoriteti Kontraktues vitin 2010, 2011, 2012. 

Agjencia konsideronë se një formulim i tillë mund të shkaktoj huti tek Operatorët Ekonomik si dhe tek Komisioni Vlerësues gjatë vlerësimit të tenderit. Autoriteti Kontraktues po ashtu ka kërkuar raportin e Auditimit për nga auditorët e certifikuar. Udhëzimi Administrative e ka paraparë qartë se Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporte të menaxhmentit të certifikuara nga një kompani e licencuar a auditivit me reputacion, por jo edhe nga Auditor të Licencuar që nuk janë kompani. 

Agjencia poahstu konsideornë se në këtë dosje të tenderit janë bërë shkelje edhe përsa I përketë afateve të dorzimit të ofertuesëve. Në dosjen e tenderit thuhet se afati i fundit i për dorëzim është: 23.05.2014 ; ora 10.00; si dhe Pika 26.1 Hapja e Tenderit, thuhet se do te bëhet me: 23.05.2014 ; ora 10.30. 

Në këtë rast Autoriteti kontraktues mund të vendosë që të caktojë një kohë tjetër me kusht që ajo është jo më herët se në ora 12:00 të ditës së skadimit. Në rastin konkret Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që tenderët të dorëzohen në ora 10:00, ndërsa hapja e ofertave të operatorëve ekonomik të bëhet në ora 10:30.

Agjencia konsideron se këto veprime të Autoritetit Kontraktues bien ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik dhe një sërë aktesh tjera nënligjore dhe si rrjedhojë AKK i rekomandon MASHT-së anulimin e kësaj procedure të prokurimit.

  •  

Kthehu tek lajmet tjera