Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1145 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 May 2014

AKK u rekomandon MPJ-së dhe KMD-së anulimin e dy procedurave të prokurimit

Prishtinë 15 maj 2014 - Agjencia kundër korrupsionit kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme që si autoritet kontraktues, që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin: ”Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave zyrtare të MPJ-së“, sidhe nga Kompania për Menaxhimin e Deponive që të ndërmerr masa për evitimin e shkeljeve në lidhje me tenderin “Furnizim me derivate të naftës për KMDK“ në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në rastin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Agjencia Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë aktivitet prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit në Dosjen e Tenderit, AKK t ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Në dosjen e tenderit në fjalë tek kriteri: - “Kërkesat mbi mundësinë teknike dhe/ose profesionale” kërkohet që Autoservisi të jetë jo më larg se 10 km nga Ndërtesa e MPJ-së. “Autoriteti Kontraktues nuk duhet krijojë ose imponojë kritere diskriminuese dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar krijimin ose imponimin e rrethanave ose kushteve që rezultojnë në diskriminim territorial, fizik, material, personal ose organizativ. Autoriteti Kontraktues me këtë rast ka diskriminuar Operatorët Ekonomik që janë në largësi më tepër se 10 km dhe favorizohen Operatorët Ekonomik që janë më afër se ky kufizim: thuhet në opinionin e Agjencisë që i është adresuar MPJ-së. . 

Në rastin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në njoftimin për kontratë i cili është publikuar me dt.29.04.2014 dhe dosjen e tenderit, tek rubrika kapaciteti ekonomik dhe financiar pika a) është kërkuar raporti apo dëshmia financiare nga një Bankë, lidhur me qarkullimin financiar, për dy vitet e fundit (2012,2013), ndërsa tek rubrika kapaciteti teknik dhe profesional pika a) ka kërkuar, listën e kontratave të realizuara gjatë dy viteve të fundit (2012,2013). 

Agjencia konsideron se Autoriteti kontraktues mundet të kërkojë një listë që liston furnizimet kryesore relevante të OE që specifikon: produktet e përfshira, shumën kontraktuale, datën dhe pranuesin. Gjithashtu autoriteti kontraktues mund të kërkoj vlera minimale referenca në lidhje me furnizimet në 3 vitet e fundit, por nuk lejohet më pakë se 3 vite ose më shumë. 

Si rrjedhojë Kufizimi i qarkullimit financiar në dy vitet e fundit, e kufizon apo e zvogëlon konkurrencën në mesin e operatorëve ekonomik, prandaj konsiderohet shkelje e nenit 7 e Ligjit të Prokurimit Publik. 

Për më tej në këtë rast Agjencia ka vërejtur se kërkesa e njësisë kërkuese nuk është përpiluar dhe lejuar në formën zyrtare. 

Agjencia konsideron se shkelje të tilla, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj u rekomandon që të dy institucioneve ën fjalë anulimin e të dy procedurave të prokurimit. 

Opinionet e plota zyrtare mund ti shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera