Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1144 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 May 2014

Zyrtari i lartë publik Tasim Gubetini e përsërit rastin e Konfliktit të Interesit

Prishtinë, 14 maj 2014 - Për shkak të përsëritjes së gjendjes së konfliktit të interesit Agjencia kundër korrupsionit e ka dërguar në gjykatën kompetente rastin e zyrtarit të lartë publik Tasim Gubetini.

Zyrtari i lartë Tasim Gubetini ka qenë objekt trajtimi për gjendjen e konfliktit të interesit edhe gjatë vitit të kaluar. Kjo si rrjedhojë se z Gubetini ishte njëkohësisht Asambleist i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe Mbikëqyrës i nëndegës së BpB-së në Vushtrri.

Me datën 19.02.2013 Zyrtarit në fjalë i ishte bërë shkresa e parë njoftuese me të cilën Agjencia ka njoftuar atë se ka filluar hetimin lidhur me dyshimin e bazuar për situatën Konflikt Interesi në ushtrimin e funksionit publik. 

Pastaj me datën 07.06.2013, Zyrtari i lartë Tasim Gubetini në Agjencinë kundër Korrupsionit ka sjellë dëshminë se i ka bërë kërkesë Kuvendit Komunal në Vushtrri për dorëheqje nga funksioni i Asambleistit komunal. AKK pati marr konfirmimin zyrtar edhe nga Kuvendi Komunal në Vushtrri për dorëheqjen e atëhershme të Asambleistit komunal ztr. Tasim Gubetini, me çka është shmangur situata konflikt interesi.

Por, në zgjedhjet komunale 2013, zyrtari Gubetini përsëri fiton pozitën e Asambleistit komunal në Vushtrri duke ushtruar akoma funksionin e Mbikëqyrësit të nëndegës së BpB-së në Vushtrri edhe për kundër faktit nga e njëjta pozitë kishte dhënë dorëheqje mu për shkak të konflikti të interesit.

Duke qenë se zyrtari i lartë Tasim Gubetini ka qenë i njoftuar me procesin e shmangies nga situata konflikt interesi konsiderojmë se ky rast është përsëritur prandaj Agjencia lëndën e e ka përmiellur në Gjykatën kompetente.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konflikti të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, - Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, kur nuk paraqet vepër penale, paraqet kundërvajtje dhe dënohet me gjobë sipas kufijve të përcaktuar në këtë ligj. Po i njëjti ligj parasheh se: - Për të shkelje të detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, zyrtarit të lartë publik, udhëheqësit apo drejtuesit të institucionit udhëheqës, përveç dënimit gjykata mund t'i shqiptoj edhe masën mbrojtëse; ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.

Dokumentin mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera