Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1142 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 May 2014

Drejtori I AKK-së z. Preteni ju drejtua Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës

Prishtinë, 7 maj 2014 - Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni po merr pjesë në takimin e Komitetit për Çështje politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që sivjet është duke u mbajtur në Athin të Greqisë, ndërsa për temë ka diskutimin e sfidave për një Evropë Federale . 

Në fjalimin e tij para anëtarëve të këtij Komiteti z. Preteni ka prezantuar misionin e Agjencisë dhe objektivat e saj për të ardhmen, ndërsa ka vënë në dukje se fusha më e ndjeshme dhe më e ekspozuar ndaj korrupsionit vazhdon të mbetet prokurimi publik. 

“Fusha me e ndjeshme e cila në vazhdimësi po gjeneron veprime korruptive është fusha e prokurimit. Ne si Agjenci e kemi themeluar një njësit te veçante i cili e monitoron ketë fushë, dhe nëse identifikojmë elemente jo ligjore gjatë gjithë fazës se prokurimit ne kërkojmë nga Institucionet kompetente qe ti ndërpresin ato aktivitete. Deri më tani i kemi ndaluar 74 aktivitete të prokurimit nëpër institucione të ndryshme, ku vlera e përgjithshme e tenderëve e kalon vlerën e 30 milionëve”, ka thënë Preteni. 

Ai ka shtuar se Kosova ka bërë nxjerr ligje adekuate dhe ka ndërtuar të gjithë mekanizmat anti-korrupsion mirëpo përpjekjet anti -korrupsion të këtyre mekanizmave kanë para vetes sfida të mëdha.

“Ne i kemi të gjithë mekanizmat e nevojshëm që kanë për mision luftën kundër korrupsionit. Por me një angazhim me te fuqishëm te të gjithë këtyre mekanizmave si dhe me një Gjyqësor më efikas dhe te pavarur, rezultatet në të ardhmen nuk do te mungojnë dhe sfidat që i kemi përpara mund ti kalojmë shumë më lehtë” – është shprehur ai. 

Ndryshe anëtarët e Komisioni për çështjet politike dhe demokraci I Këshillit të Evropës janë takuar , sot ( 7 maj ) në Athinë, fillimisht për të miratuar raportin nga Liliane Maury Pasquier (Zvicër ) rreth kontributit parlamentar të KE-së në zgjidhjen e konfliktit në Saharën Perëndimore, dhe raporti nga Andreas Gross (Zvicër, SOC) me titull "Drejt një demokracie më të mirë Evropian: përballet me sfidat e një Europë federale". 

Në pjesën e dytë Komiteti mbajti gjithashtu një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Kosovë, me temën Situata në Kosovë dhe roli I Këshillit të Evropës me Drejtorin e AKK-së z Hasan Preteni dhe me drejtorin e Qendrës për Studime Evropiane dhe të Studimeve Evropës Juglindore në Oksford.

Kthehu tek lajmet tjera