Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1140 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 April 2014

AKK i rekomandon Spitalit Rajonal të Gjilanit anulimin e procedurave të një tenderi

Prishtinë, 18 prill 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes kërkojë nga Spitali Rajonal i Spitalit që ai Autoritet Kontraktues t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin me titull “Furnizim me pajisje Mjekësore Rentgen - Grafi Digjitale”. 

Divizionit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik që vepron në kuadër të Agjencisë sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë aktivitet të prokurimit si rast për trajtim. Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit në “Njoftimin për Kontratë” dhe “Dosjen e Tenderit”, Agjencia ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik i cili është i zbatueshëm në Republikën e Kosovës. 

Në Njoftimin për Kontratë dhe Dosjen e Tenderit, tek rubrika Kapaciteti teknik dhe profesional, pika 5 është kërkuar certifikata ose dëshmi me të cilën vërtetohet se pajisjet e ofruara të jenë të prodhuara ose të regjistruara për qarkullim dhe shitje në shtetet e BE, SHBA, Kanada, Australi , Zvicër, Izrael dhe Japoni, ku Autoriteti Kontraktues me formulimin e kësaj kërkese ka përcaktuar origjinën e këtyre pajisjeve. 

“Me përcaktimin e vendit të origjinës për pajisjet furnizuese, mund të favorizohen Prodhues apo Operator të caktuar Ekonomik dhe në të njëjtën kohë diskriminohen të tjerët. Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj që pajisja të jetë e kualitetit të lartë apo ti referohet një standardi vendor ose ndërkombëtar për furnizim me këto pajisje, por assesi nuk lejohet të kërkohet nga ndonjë vend i caktuar” thuhet ën opinionin e Agjencisë. 

Bazuar në legjislacionin e Republikës së Kosovës i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik, një gjë e tillë nuk është e lejuar dhe nuk i jep hapësirë konkurrencës së lirë dhe të ndershme. 

Në Dosjen e Tenderit dhe Kërkesën e njësisë kërkuese, që ka përgatitur A.K. për këtë aktivitet të prokurimit, tek pjesa e specifikimeve teknike të detyrueshme, AKK ka vërejtur se disa përshkrime të specifikimeve teknike janë favorizuese për një prodhues dhe në të njëjtën kohë specifikimet e tilla i eliminojnë disa prodhues të këtyre pajisjeve mjekësore.

Autoriteti kontraktues më konkretisht Njësia Kërkuese duhet të ketë kujdes dhe t'i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të mos jenë me vlera fikse por të caktohet minimum i kërkesave teknike dhe që të jenë te hapura për të gjithë operatorët ekonomik të cilët mund të bëjnë furnizimet me pajisje të tilla mjekësore. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

Si rrjedhojë Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandon anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti kontraktues që t'i shmang praktikat e të tilla në të ardhmen. 

Opinionin e plote mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera