''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1135 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 April 2014

Agjencia publikojë raportin vjetor janar – dhjetor 2013

Prishtinë, 2 Prill 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot raportin vjetorë të punës së saj për periudhën janar-dhjetor 2013. Në një konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë Hasan Preteni u tha gazetarëve se Agjencia në vitin raportues, ka intensifikuar angazhimet në realizimin e misionit edhe pse me stafin e njëjtë dhe në kushte të njëjta pune, numri i rasteve të trajtuar ka qenë dukshëm më i madh. AKK gjatë vitit raportues nga qytetarët ka pranuar shumë informacione në lidhje me dyshimet për veprime korruptive përmes mënyrave të ndryshme të raportimit. AKK për qytetarët të cilët duan ti raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion pati dhënë mundësinë e disa mënyrave të raportimit. Fjala është për raportim të drejtpërdrejtë në AKK, përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 10 800, postës dhe përmes e-mailit (formës online) nga www.akk-ks.org 

Gjatë vitit 2013, AKK ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 319 raste, prej të cilave 72 prej tyre janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2013 janë pranuar edhe 247 raste. Prej tyre 128 raste, janë përcjell në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 8 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 30 raste janë përcjell për procedim të mëtutjeshëm në Administratën Tatimore të Kosovës, 97 raste janë mbyllur, ndërsa 56 raste janë në procedurë. 

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të procedurës së hetimeve paraprake lidhur me bizneset e padeklaruara të cilat janë identifikuar gjatë procesit të shqyrtimit të konfliktit të interesit dhe më pas kontrollit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, pasi që ato janë konstatuar si pasive, 30 raste janë përcjell në Njësinë e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës të Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të verifikimit- inspektimit nëse të njëjtat janë duke ushtruar çfarëdo lloj veprimtarie në terren. 

AKK që nga funksionalizimi e deri në momentin e raportimit, nga të gjitha rastet e hetuara ku janë gjetur prova për vërtetimin e dyshimeve për veprime korruptive, i ka përcjell në prokuroritë kompetente, prokurorinë e EULEX-it, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve Financiare, gjithsejtë 420 raste. Në vitin 2007 AKK në Institucionet Kompetente ka përcjellë 47 raste në të cilat kanë qenë të përfshirë 91 persona, në vitin 2008 ka përcjellë gjithsejtë 53 raste në të cilat kanë qenë të përfshirë 113 persona, në vitin 2009 AKK ka përcjellë 68 raste ku janë të përfshirë 159 persona, në vitin 2010 ka përcjellë 33 raste, ndërkaq janë të përfshirë 164 persona, në vitin 2011 ka përcjellë 39 raste të përshirë 121 persona, në vitin 2012 janë përcjellë gjithsejtë 52 raste me përfshirje të 159 personave. Ndërsa, në vitin 2013 janë përcjellë gjithsejtë 128 raste kundër 238 personave. Në mënyrë grafike, këto të dhëna duken si më poshtë.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella nga viti 2007 deri 2013 në Prokuroritë Kompetente dhe Policinë e Kosovës, prokuroritë kanë dhënë informacion kthyes duke konfirmuar se 162 raste janë në procedurë hetimore, janë ngritur 13 propozim akuza dhe 33 aktakuza, 126 raste është konfirmuar se janë hedhur poshtë, ndërsa për 86 raste të përcjella nuk ka informata kthyese.



Preteni ka folur edhe për fushën e parandalimit të Korrupsionit ku ka përmendur statistikat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve për vitin e kaluar, mbikëqyrja dhe kontrolli i saj si dhe inicimet për të gjitha rastet që nuk është bërë deklarimi I pasurisë apo është dyshuar për deklarim të rrem.


Për të pasur një pasqyrë shumë më të çartë rreth saktësisë së deklarimeve, - AKK ka kërkuar informacione shtesë lidhur me të hyrat vjetore të zyrtarëve të lartë publik nga: Ministria e Administratës Publike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Gjatë krahasimit të të hyrave vjetore të deklaruara në formularët për deklarim të pasurisë me listat e pagave të pranuara nga institucionet e lartë përmendura për të hyrat vjetore të marra në vitin 2012, dhe kemi gjetur se; - tek të hyrat vjetore financiare (pagat, mëditjet apo honorarët etj) ka pasur mos përputhje në mes deklarimeve të paraqitura në formular dhe të dhënave që Agjencia ka siguruar nga institucionet e lartë përmendura. Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar të hyrat e 863 zyrtarëve të lartë publik (120 nga Kuvendi, 244 nga Qeveria, 374 nga Gjykatat dhe 125 nga Prokuroria) dhe në 19 raste janë identifikuara deklarime të rreme. Përveç rasteve që Agjencia i ka trajtuar ex-officio ka edhe 10 raste të raportuara nga qytetarët përmes formave të ndryshme. Prej këtyre 10 rasteve 5 raste kanë të bëjnë me zyrtarët e qeverisë, 4 raste për Gjykatat, dhe 1 rast për Komunat), kurse 42 raste janë trajtuar të bartura nga divizioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. 

Gjatë periudhës raportuese AKK ka ofruar për interpretim, trajtim apo zgjidhje në total prej 238 raste të dyshimit për konflikt të interesit. I gjithë procesi ka kaluar përmes një bashkëpunimi që AKK ka me Institucionet Publike, Autoritetet Përgjegjëse, me Nëpunësit Publikë, me median, shoqërinë civile, si dhe përmes informacioneve të marra nga burime të ligjshme. 

Me qëllim të parandalimit të korrupsionit AKK ka trajtuar shumë burime dhe ka intervenuar në rastet kur ka pasur dyshim se ka mosrespektim të ligjit në fushën e Prokurimit Publik 

Gjate vitit raportues ka trajtuar gjithsej 63 lëndë në fushën e parandalimit të korrupsionit në prokurimit publik. Gjatë trajtimit te tyre, 28 raste janë ofruar Opinione parandaluese; 1 rast është ofruar opinion informues (për te gjitha autoritet kontraktuese); 10 raste janë mbyllur pa as një propozim; 10 raste AKK ka marr pjesë si vëzhgues, 11 raste janë përcjellë në Departamentin për Luftimin e Korrupsionit; 3 raste janë në procedurë trajtimi. 

Në 28 opinionet e ofruara nga AKK drejt Autoriteteve Kontraktuese (Institucionet Publike), 28 raste janë respektuar rekomandimet e AKK për ndërprerjen e aktiviteteve të prokurimit 

Raportin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar ne seksionin Raportet

Kthehu tek lajmet tjera