Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1130 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 March 2014

AKK i kërkon “Ibër –Lepencit”; anulimin e një tenderi

Prishtinë, 06 mars 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinioni kërkojë nga Ndërmarrja Hidro Ekonomike Ibër-Lepenci që si autoritet kontraktues t`i ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin "Kontrollimi teknik i automjeteve të IL-së“. 

Departamenti i Prokurimit në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër- Lepenc” ka përgatitë "Njoftimin për Kontratë” me titull "Kontrollimi teknik i automjeteve të IL-së“ që ishte publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me dt. 28.02.2014, në procedurën e kuotimit të çmimeve. Agjencia Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë aktivitet prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit Agjencia ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Në “Njoftimin për Kontratë” tek rubrika “Kapaciteti teknik dhe profesional”, është kërkuar që Kompania duhet patjetër të jetë nga territori i Komunës së Prishtinës duke qenë se selia e NH ”Ibër Lepenc”, është në Prishtinë, pikë kjo që Agjencia konsiderojnë se bie ndesh me ligjin në fuqi për Prokurimin Publik. 

“Autoriteti Kontraktues Ibër Lepenc me formulimin e këtij kriteri ka bërë Diskriminim territorial në kundërshtim me Ligjin në fuqi për Prokurimin Publik. Autoriteti Kontraktues nuk do të krijojë ose imponojë dhe duhet ti marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar krijimin ose imponimin e rrethanave ose kushteve që rezultojnë në diskriminim territorial, fizik, material, personal ose organizativ ndërmjet operatorëve ekonomik“, thuhet në Opinionin e Agjencisë. 

Agjencia konsideron se Veprimet e tilla të Autoritetit Kontraktues bien ndesh me ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës, andaj Agjencia kundër Korrupsionit rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit.
 

Shkarko opinionin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera