''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1124 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 February 2014

AKK I rekomandon KEK-ut anulimin e aktivitetit të prokurimit të tenderit - “shërbimet e sigurimit shëndetësor për punëtorët e KEK sh.a”;

Prishtinë, 21 shkurt 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinion I rekomandoj Korporatës Energjetike të Kosovës KEK që të ndërpres procedurat e aktivitete të prokurimit të tenderit, - “shërbimet e sigurimit shëndetësor për punëtorët e KEK sh.a” në mënyrë që të evidentohen disa shkelje procedural që kanë ndodhur gjatë përgatitjes së dosjes së këtij tenderi dhe njoftimin për kontratë të tij. 

Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit të KEK-ut AKK ka vërejtur se – në njoftimin për kontratë tek kriteri Kapacitetet ekonomike dhe financiare është kërkuar qarkullim minimal për dy vitet prej 3.000.000,00 eurove dhe atë për secilin vit minimum 1.500.000,00 euro, kriter ky për të cilin Agjencia konsideron se bije ndesh me ligjin për Prokurimin publik të Republikës së Kosovës. Po ashtu tek rubrika “kapacitetet teknike dhe profesionale”, është kërkuar dëshmi mbi sigurimin e 2000 personave gjatë vitit 2012 dhe/ose 2013, dhe ku po ashtu AKK konsideron se bije ndesh me Ligjin në fuqi. 

AKK konsideron se Autoriteti Kontraktues me kriteret e shumës së qarkullimit financiar dhe kërkesën e sigurimit të jo më pak se 2000 personave, bënë që disa operator Ekonomik të mos jenë në gjendje të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e konkurrencës së lirë dhe të ndereshe. 

Kriteret e tilla thuhet në opinionin e AKK-së – “ diskriminojnë disa operator ekonomik, dhe në të njëjtën kohë mund të favorizon Operator të caktuar Ekonomik”. Gjatë përcaktimit të kërkesave minimale për kualifikim, autoriteti kontraktues (KEK-u” duhet ti kushtojë rëndësi të veçantë zhvillimit të operatorëve të rinj dhe të formuloj kërkesat minimale të kualifikimit në mënyrë të till që nuk përjashtohen operatorët ekonomik të rinj të cilët posedojnë në një shkallë të kënaqshme mundësit ekonomike, financiare ose teknike. 

“Kriteret e lartë cekura në rubrikën “kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare” dhe “kërkesat mbi mundësit teknike dhe profesionale” siç janë përshkruar në “njoftimin për Kontratë” dhe Dosjen e tenderit, janë kritere diskriminuese dhe në këtë mënyrë eliminojnë konkurrencën e lirë dhe favorizon Operatorët Ekonomik të Caktuar” thuhet më tej në opinionin e AKK-së.

Agjencia konsideron se veprimet e tilla bijën ndesh me Ligjin e prokurimit Publik si dhe me aktet e tjera nën ligjore, Prandaj si rrjedhojë I rekomandon KEK-ut si Autoritet Kontraktues që të ndërpres këtë aktivitet të Prokurimit. 

Opinionin e plotë në formatin pdf mund ta gjeni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera