Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1123 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 February 2014

AKK i rekomandon KOSTT-it t'i shmanget çdo trajtimi të mundshëm favorizues

Prishtinë, 11 shkurt 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinioni i rekomandoj Operator Sistemi, Transmision Tregu (KOSTT), që të anulojë aktivitetin e prokurimit të tenderit me till: - “ Shërbimet e Sigurimit Fizik të Objekteve të KOSTT sh.a”. Ky aktivitet prokurimi ishte hapur më datë 09//12/2013 dhe është publikuar në Komisionin Rregullativë të Prokurimit Publik (KRPP). Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë aktivitet Prokurimi si rast për trajtim dhe gjatë ekzaminimit të aktivitetit të prokurimit nga “Dosja e Tenderit”, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me Procedurat e Prokurimit në Kosovë.

Si rrjedhojë ndër gjetjet që AKK ka identifikuar në dosjen e këtij tenderi janë : - Në Seksioni II. Fleta e të Dhënave të Tenderit (FDT), pika 7.1, Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale, kërkohet ku thuhet se: - Të gjithë anëtarët e grupit duhet të sigurojnë dëshmitë e kërkuara dokumentare. 

AKK konsideron se kërkesat që kanë të bëjnë me Gjendjen Ekonomike dhe Financiare, si dhe Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale duhet të plotësohen nga Grupi i Operatorëve në tërësi, e jo nga secili Operator Ekonomik veç e veç, siç është kërkuar në “Dosja e Tenderit” 

Po ashtu në dosjen e këtij tenderi kërkohet që Operatori duhet të ketë 3 menaxher të Licencuar për Shërbime të Sigurimit Themelor pranë MPB, ndërsa AKK në opinionin e saj thotë se: - bazuar në ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë, Kompania duhet të ketë Menaxherin e Sigurimit, pra kërkohet një menaxher i sigurimit për tu licencuar dhe për të ushtruar funksionin si Kompani e Sigurimit. Autoriteti Kontraktues ka kërkuar 3 menaxher, me këtë rast eliminon Kompanitë që janë të licencuara me kritere minimale kundrejt atyre që kanë ofruar më shumë se një menaxher të licencuar. 

Për më tej AKK vlerëson se kërkesa që Operatori duhet të ketë pasur të paktën 150 roje fizike për kryerjen e shërbimeve të ngjashme të sigurisë fizike gjatë 6 muajve të fundit, po thuaje se i eliminon operatorët e rinj. “Gjatë përcaktimit të kërkesave për kualifikim, Autoriteti Kontraktues duhet ti kushtoj rëndësi të veçantë zhvillimit të operatorëve ekonomik të rinj dhe të formuloj kërkesat minimale të kualifikimit në mënyrë të tillë që nuk përjashton operatorët ekonomik të rinj të cilët posedojnë në një shkallë të kënaqshme mundësitë ekonomike, financiare dhe/ose teknike”

AKK konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues në këtë rast KOSTT bien ndesh me shumë nene të Ligjit të Prokurimit Publik si dhe me kriteret e Përzgjedhjes së Rregullores për Prokurim Publik.

Agjencia Kundër Korrupsion rekomandon që të veprohet në mënyrë të drejtë gjatë tërë ciklit të prokurimit pa imponuar obligime të panevojshme ose pengesa për shërbyesit ose shërbyesit potencial. Pra, të shmanget çdo trajtim që favorizon një shërbyes të caktuar ose shërbyes potencial. 


Dokumentin si pdf mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera