''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1122 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 February 2014

Fillojë trajnimi i zyrtarëve kontaktues

Prishtinë, 10 shkurt 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit fillojë sot procesin e trajnimit të të gjithë zyrtarëve kontaktues (pikat e kontaktit) të Institucioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar që procesi I deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të zhvillohet me efikasitet të plotë. 

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni tha se : - “ky trajnim bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të njohurive për zyrtarët kontaktues për përgatitjen e listave të zyrtareve të lartë publik të të gjitha institucioneve si dhe për procesin e përgjithshëm të deklarimi të pasurisë”. 

Z. Preteni shtoj se AKK inkurajon të gjithë zyrtarët e institucioneve të cilët janë pika kontakti për këtë proces që të ndjekin këtë trajnim në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përmbyllet me sukses. 

Këtë trajnim I cili organizohet në Prishtinë do ta ndjekin 178 zyrtar kontaktues të të gjitha institucioneve, ndërsa do të zhvillohet për gjatë pesë ditëve të javës , sipas kësaj agjende: më 10 – 11 shkurt 2014, do të trajnohen pikat e Kontaktit të Institucionet Qendrore; më 12. Shkurt, Institucionet e Pavarura; më 13. Shkurt Institucionet Komunale; dhe më 14 shkurt zyrtarët kontaktues nga Ndërmarrjet Publike.

Ndryshe, procesi i deklarimit vjetor të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik i cili bëhet mbi bazën e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë dhe të Dhuratave fillon më 01 deri më 31 mars 2014. 
 

Kthehu tek lajmet tjera