Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1116 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 February 2014

AKK I rekomandon MZHE-së anulimin e procedurave të një tenderi

Prishtinë, 4 shkurt 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një Opinioni kërkojë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në procedurat dhe tenderit “ Shërbime Këshillëdhënëse për Njësinë e Implementimit të projektit TC Kosova e re, pasi që gjatë ekzaminimit të kësaj procedure të prokurimit Agjencia ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me Procedurat e Prokurimit të cilat rregullohen me Ligjin e Prokurimit Publik. 

Në opinionin e saj Agjencia thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik në “Njoftimin për Kontratë” dhe në “dosjen e tenderit” ka paraqitur kritere të njëjta si tek “kërkesat e Përshtatshmërisë” ashtu edhe tek “kriteret për dhënien e Kontratës”.

“Autoriteti Kontraktues në këtë rast MZHE, duhet të sigurojë që në ‘njoftimin për kontratë' dhe ‘dosjen e tenderit të bëhen dallime të qarta në mes kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve për dhënie të kontratës, sipas ligjeve në fuqi. Si rrjedhojë kriteret e përzgjedhjes nuk mund të përdoren në as një mënyrë si kritere për dhënien e kontratës” thuhet në Opinionin e AKK-së.

Gjatë monitorimit të këtij aktiviteti të prokurimit është vërejtur se Autoriteti Kontraktues MZHE I ka përdorur kriteret e përzgjedhjes si kritere për dhënien e kontratës. Si rrjedhojë Agjencia konsideron se kjo bie ndesh me nenin 52 të Ligjit për Prokurimin Publik, ndërsa I rekomandon MZHE-së anulimin e kësaj procedure të prokurimit. 


Dokumentin si PDF mund ta gjeni tek rubrika Opinionet 

Kthehu tek lajmet tjera