''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1114 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 January 2014

AKK kundërshton presionet e fundit ndaj saj

Prishtinë, 27 Janar 20014 - Kohëve të fundit Agjencia kundër Korrupsionit është duke u përballur me presione nga më të ndryshmet në përpjekje për të ndikuar në punën e këtij institucioni që është I themeluar për të zbatuar ligjet që kanë të bëjnë me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë. 

Brenda një periudhe të shkurtër kohore zyrtarët e Agjencisë janë ballafaquar me telefonata, kanë pranuar e-mail-a privat, shkresa, madje edhe vizita në zyrat e tyre. Të gjitha këto veprime kanë pasur përmbajtje, “kërkimore” për raste të caktuara të kallëzimeve penale apo që janë në procese hetimore për të cilat Agjencia nuk ka të drejtë të shpalos as një informatë si rrjedhojë e asaj që janë të ndaluara me ligj

Agjencia që nga themelimi I saj - gjithë punën e vetë e ka mbështetur rrënjësisht mbi parimet që janë vendosur nga të zgjedhurit e popullin (Deputetët e Kuvendit) përmes ligjeve të nxjerra në organin më të lartë Kushtetues të vendit dhe krejtësisht I mbetet lojale zbatimit të atyre ligjeve me ndershmërinë dhe besnikërinë më të lartë, duke ruajtur skajshmërish konfidencialitetin e secilit rast të trajtuar komfor ligjeve në fuqi 

Veprimet e kohëve të fundit ku kërkohet nga Agjencia që të japi “llogari” për raste të caktuara të punës së saj Agjencia I konsideron formë presioni dhe tendencë frikësimi të zyrtarëve të saj për punën që e kanë bërë dhe po e bëjnë, dhe në fakt Agjencia është e bindur se po e bëjnë në mënyrë shumë të pavarur dhe profesionale. 

Agjencia publikisht garanton se puna e saj nuk reflekton punën individuale të askujt, por vetëm sistemin institucional shtetëror i ndërtuar mbi parimin e zbatimit të plotë të ligjit. Agjencia është e zotuar se skajshmërisht do të funksionoj mbi këtë parim dhe nuk do të heq dorë prej tij pa marr parasysh presioneve dhe kërkesave për mos zbatimin e ligjit.

Agjencia bënë thirrje publike që të ndalen të gjitha format e presionit ndaj saj në mënyrë që misionin e vetë për fuqizimin e sundimit të ligjit ta realizojë me sukses ashtu siç e ngarkon ligji.

Kthehu tek lajmet tjera