''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1113 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 January 2014

AKK konstaton: Përzgjedhja e drejtorit të QKK-së nuk është Konflikt Interesi, por ka të bëjë me çështje etike

Prishtinë, 24 Janar 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i sqaroj sot Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve përzgjedhja e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, z. Arben Zharku, përmes konkursit publik nuk paraqet konflikt të interesit, por rasti në fjalë më tepër ka të bëjë me çështje etike. 


Agjencia kundër Korrupsionit ka pranuar kërkesë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me me datë 10.01.2014 me të cilën është kërkuar që si autoritet kompetent për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit, që të ofron opinion lidhur me çështjen se a ka konflikt interesi në përzgjedhjen e z. Arben Zharku si Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.



Duke marrë parasysh informatat dhe faktet që ka në dispozicion Agjencia, procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës z. Arben Zharku, shprehimisht nuk është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, dhe në këtë fazë nuk ka elemente të mjaftueshme që mund të argumentojnë faktin se përzgjedhja e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës të kualifikohet si gjendje e konfliktit të interesit.


Në opinionin e saj AKK thotë se –“Agjencia ka marr parasysh dhe ka analizuar me kujdes shqetësimin dhe reagimet e komunitetit të artistëve si dhe subjekteve tjera të përfshira në këtë proces, se përzgjedhja e drejtorit në fjalë është në kundërshtim me nenin 17 të Ligjit 04/L051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, mirëpo me kompetencë konstatojmë se neni 17 i këtij ligji nuk e rregullon çështjen e ngritur nga ta, por ka të bëj me kufizimet për zyrtarët e lartë të cilët pas përfundimit të ushtrimit të funksionit publik, punësohen apo zgjedhen në ato institucione që kanë pasur lidhje me ndërmarrjet publike apo private, në periudhën dy vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik”. 


Por parimisht, në opinionin e Agjencisë thuhet se “konsiderojmë se përzgjedhja e të lartpërmendurit në këtë post më tepër ka të bëj me çështje etike. Kjo për shkak se ai paraprakisht mbante pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues të QKK-së e që kurse tani është zgjedhur Drejtor i QKK-së, pra në të njëjtin institucion ku ka shërbyer edhe më parë”. 


Përtej kësaj Agjencia thotë se “z. Zharku është i obliguar që të bëj deklarimin “rast për rast” të interesave private te tij në çdo rast te mundshëm, ndërsa në rastet kur mund të ketë rol përcaktues në një vendimmarrje të drejtpërdrejt në çështje zyrtare, në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes apo ndonjë person juridik që ka interes financiar konsiderohet si vepër penale e paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Opinionin e plotë zyrtar mund ta gjeni tek rubrika Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera