Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1112 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 January 2014

AKK u bënë thirrje zyrtarëve të ri publik që ta deklarojnë pasurinë brenda afatit ligjor

Prishtinë, 13 janar 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit u kujton të gjithë zyrtarëve të lartë publik të cilët në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar janë zgjedhur si kryetar komune apo anëtar të kuvendeve komunale apo emëruar në pozita të larta publike në pajtim me nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurisë janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë komfor këtij ligji. 

Në rast se gjatë këtij procesi zyrtarët e lartë publik të cilët mund të kenë paqartësi rreth procesit të deklarimit të pasurisë ata mund të konsultohen me zyrtarët kontaktues nëpër institucionet e tyre, por një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe me zyrtarët e Agjencisë të cilët do të japin shpjegime të hollësishme rreth këtij procesi. 

Për rikujtim Neni 7 i Ligjit për Deklarimin e Pasurisë parasheh që gjithë zyrtarët e lartë Publik të cilët janë zgjedhur apo emëruar kanë për obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe këtë obligim ligjor duhet ta përmbushin brenda 30 ditëve.

Neni 10 i Ligjit në fjalë parasheh që të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilëve u ka mbaruar mandati apo janë shkarkuar nga funksioni publik kanë për obligim deklarimin e pasurisë pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni publik brenda 30 ditëve.

Kurse zyrtarët e lartë publik të cilëve ju është vazhduar mandati apo mbesin në pozitat publike, kanë për obligim deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, proces ky që fillon nga 1 deri më 31 mars 2014. 

Agjencia u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të kategorive të lartë përmendura që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë. Ju rikujtojmë se mos deklarimi i pasurisë është vepër penale.

Kthehu tek lajmet tjera