''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1104 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 November 2013

AKK kërkon nga UPZ-ja dhe Komuna e Graçanicës anulimin e dy tenderëve

Prishtinë, 8 nëntor 2013 - Agjencia kundër korrupsionit kërkojë nga dy autoritetet kontraktuese Universiteti i Prizrenit si dhe Komuna e Graçanicës që ti anulojnë aktivitetet e prokurimit. Tek rasti i parë Universiteti i Prizrenit Agjencia ka kërkuar që ky institucion ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për anulimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Renovimi i Fakultetit të Edukimit”, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Universiteti i Prizrenit “Ukshin HOTI” më datë 23/10/2012 përmes KRPP-së ka shpallur “Njoftim për Kontratë” për tenderin “Renovimi i Fakultetit të Edukimit”, me numër Prokurimi: 10208-013-051-511. Divizioni i Parandalimit të Korrupsionit në Prokurim Publik, pran Departamentit të Parandalimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë procedurë prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të kësaj procedure të prokurimit, në “Njoftim për Kontratë” Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me procedurat e prokurimit sipas ligjeve në fuqi” thuhet në Opinionin e Agjencisë adresuar Universitetit të Prizrenit. 

Po ashtu në një rast tjetër Agjencia kërkojë nga Komuna e Graqanicës që ti ndërmerr të gjitha msat për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizim me aparaturë mjekësore”. 

“Në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për kontratë është cekur origjina e produktit. Me përcaktimin e vendit të origjinës për aparaturën ku favorizohet ndonjë OE dhe në të njëjtën kohë diskriminohet ndonjë tjetër. Autoriteti Kontraktues mund ti referohet një standardi vendor ose ndërkombëtar, por assesi të kërkohet nga ndonjë vend specifik” ka rekomanduar Agjencia.

Opinionet e plota zyrtare mund të shkarkohen duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera