''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1095 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 September 2013

Opinion këshillëdhënës për kandidatët e pushtetit lokal

Prishtinë, 30 shtator 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit, përmes këtij opinioni këshillon të gjithë kandidatët të cilët janë në garë për tu zgjedhur në postet e pushtetit lokal si: Kryetarët dhe Zëvendës Kryetarët të Komunave, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Këshilltarët të Asambleve Komunale dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale se duhet ti shmangen Konfliktit të Interesit që në momentin e marrjes së detyrave si zyrtar të lartë publik.

Ky Opinion i Agjencisë publikohet si rrjedhojë e një numri të madh kërkesash që i janë adresuar Agjencisë nga ana e kandidatëve për postet e lartë përmendura për tu dhënë interpretimin institucional në lidhje me mënyrën se si duhet ti shmangen Konfliktit të Interesit. 

Agjencia pasi që ka analizuar të gjitha kërkesat ka nxjerr këtë opinion i cili sakt e sqaron se në cilat rrethana një zyrtar i lartë publik gjendet në konflikt të interesit dhe mënyrën e shmangies së tij.

Ky opinion jepet në mbështetje të nenit 5 (paragrafi 1 nënparagrafi 1.12) të Ligjit nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit dhe nenit 19 (paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 dhe 1.6) të Ligjit nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ku Agjencia është organi i vetëm i specializuar për nxjerrjen e vendimeve dhe dhënien e opinioneve rreth Konfliktit të Interesit. 

Dokumentin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione 

Kthehu tek lajmet tjera