Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1035 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 October 2012

AKK kërkon nga komuna e Mitrovicës evidentimin e shkeljeve në specifikat tenderuese

Prishtinë 10 tetor 2012 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni ka kërkuar nga Komuna e Mitrovicës si Autoritet Kontraktues që ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme drejtë evitimit të shkeljeve të evidentuara në Tenderin - “ Krijimi I Kadastrit të Posaçëm dhe Objekteve nëntokësore” në mënyrë që të respektohen dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Gjatë monitorimit të procedurave dhe procesit të tenderit në fjalë AKK ka vërejtur disa lëshime që kanë ndodhur përshkrimin e kritereve dhe specifikave të tij.

Agjencia ka vërejtur se në kriteret dhe specifikat e tenderit në fjalë janë përsëritur (dyfishuar) kërkesat e njëjta çka besohet se janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik, andaj kërkon nga Komuna e Mitrovicës që këto lëshime të evidentohet në mënyrë që të ketë një proces profesional, transparent dhe të barabartë për të gjithë ofertuesit.
 

Shkarko dokumentin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera