Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1032 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 August 2012

AKK kërkon nga policia evitimin e gabimeve të një tenderi

Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i bëri thirrje zyrës së prokurimit të Policisë së Kosovës që 
ti ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejtë evitimit të disa shkeljeve ligjore që janë vërejtur në specifikat teknike të tenderit “Furnizim me ushqim për qen”.

Gjatë monitorimit të procesit të tenderimit për tenderin në fjalë AKK ka vërejtur se Zyra e Prokurimit në policinë e Kosovës, si autoritet kontraktues ka përpiluar specifika teknike që i referohen një artikulli, prandaj AKK sugjeron se Ligji i prokurimit ia ndalon çdo autoriteti kontraktues hartimin e specifikave teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë Operator Ekonomik.

Agjencia në opinionin e saj më tej sqaron se në kushte të jashtëzakonshme autoriteti kontraktues mundet që të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, vetëm atëherë kur Autoriteti Kontraktues vërteton se nuk është e mundur që të përpilohen specifika mjaftë të sakta dhe të kuptueshme të lëndës së kontratës, përkatëse, me kusht që çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalën “EKUIVALENT”.
 

Më shumë shkarkoni opinioni si pdf

Kthehu tek lajmet tjera