Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1031 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 August 2012

AKK vëren shkelje të mëdha në tenderin e QKUK-së

Prishtinë, 15 gusht 2012 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni I ka tërhequr vërejtjen zyrës së prokurimit të QKUK-së në lidhje me disa shkelje që kanë ndodhur në tenderin “Servisimi dhe mirëmbajtja e pasijeve radiologjike për diagnostik dhe Onkologji”. 

Gjatë monitorimit të këtij tenderi Agjencia ka vërejtur se në dosjen e këtij tenderi Autoriteti Kontraktë që në këtë rast është QKUK-ja është kërkuar që operatori ekonomik për mirëmbajtje dhe servisim të paisjeve të ofrojnë çmimet e tyre në mënyrë paushalle, dhe poashtu edhe pagesa për mirëmbajtje dhe servisim të paisjeve të bahët në bazë të ofertës që e ofrojnë Operatori Ekonomik pavarësishtë se a do të servisohen paisjet. 

Autoriteti kontraktues me këtë rast ka dështuar të përgatisë një specifikim teknik detal të pjesëve për pajisjet që duhet të servisohen gjatë koëzgjatjes së kontratës 12 mujore gjë që kjo është në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Në këtë tender operatorët ekonomik “MEDIKA” dhe “MADE COS” në kërkesat për përshtatshmëri profesionale të tenderit kanë ofruar që të dya stafin e njëjtë. 

Prandaj duke I vërejejtuar këto defekte në procesin e dhënjes së këtij tenderi Agjencia I bënë thirrje QKUK-së që të merr të gjitha veprimet e duhura drejtë evitimit të shkeljeve të lartë përmendura.

Shkarko opinionin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera