''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1030 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 August 2012

AKK i Sugjeron Spitalit të Pejës evitimin e parregullësive të tenderit

Agjencia kundër korrupsionit i ka dërguar një opinion Zyrës së Prokurimit të Spitalit rajonal të Pejës për ti ndërprerë procedurat e tenderimit të tenderit me titull “ Furnizim me Pajisje Mjeksore”, pasi që janë vërejtur disa shkelje në raport me rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik. 

Autoriteti Kontraktues (zyra e prokurimit e Spitalit Rajonal të Pejës) me rastin e përgatitjes së specifikave teknike në këtë tender ka dështuar ti përmbahet rregullave kryesore të Ligjit të prokurimit, për një proces jo diskriminues dhe i hapur për të gjithë. Kjo për katin se gjatë përgatitjes së dosjes së tenderit ka përdorur shumicën e specifikave teknike të marra në ëeb faqja e internetit e prodhuesit ILAB Aries Technikal Specification dhe ato janë paraqitur në dosjen e tenderit.

Edhe pas kërkesës nga ana e operatorëve për të marr informacione shtesë lidhur me specifikat e tenderit, autoriteti kontraktues iu ofron të njëjtat specifika pa bërë as një ndryshim. Pra vërehet çartë se të gjitha specifikat i janë përshtatur një operatori. 
Agjencia konsideron se kjo formë është diskriminuese dhe jo transparente, dhe se është bërë shkelje e Ligjit të Prokurimit Publik. 

Agjencia përmes këtij opinioni sugjeron Zyrën e prokurimit Publik të Spitalin të lartë përmendur që ti përmbahet rregullave dhe parimeve kryesore juridike, në mënyrë që të krijohet një hapësirë më transparente dhe e barabartë të gjithë ofertueseve

Shkarko Opinionin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera