''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1029 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 August 2012

Reagim mbi shpifjen e radhës së ÇOHU-t

Edhe kësaj radhe këta individ e gabuan cakun, kemi qenë të bindur se këtë ‘pauzë' janë duke e shfrytëzuar për t'u ngritur ne aspektin etik, moral dhe profesional por....edhe komunikata e fundit nuk është bazuar në gjendjen reale.


Për hir të së vërtetës na lejoni të sqarojmë se dy vendimet ‘kontestuese' janë nxjerr në kohëra të ndryshme me bazë ligjore krejtësisht të ndryshme.
Vendimi për ztr. Rugova është nxjerr me 03.08.2011, dhe ai Vendim është i bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit nr.02/L-133 si dhe në Ligjin Nr.03/L-155 Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.02/L-133.


D.mth. pse janë dy Vendime që dallojnë njëra me tjetrën dhe janë, siç thoni ju, kontradiktore nuk është se ky ka qenë qëllim i Agjencisë, por kjo është si rezultat i ekzistimit të bazave ligjore të ndryshme për kohën e nxjerrjes së atyre vendimeve.


Vendimet e Agjencisë kundër Korrupsionit për situatat e konflikti të interesit gjithmonë kanë qenë të bazuara në Ligjet aktuale që Agjencia i ka për obligim t'i zbatoi.


Duke e ditur se me 31 gusht 2011, Presidentja Jahjaga, ka shpallur me Dekret Ligjin Nr.04/L-051, i cili 15 ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare ka hy në fuqi dhe i cili ligj ka shfuqizuar Ligjin paraprak, Nr.02/L-133 dhe Ligjin Nr.03/L-155 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Parandalimin e Konflikti të Interesit, atëherë sigurisht se edhe Vendimet dallojnë nga njëra tjetra, por që janë të bazuara në legjislacionet përkatëse të kohës në të cilën janë nxjerr.


Për ta argumentuar edhe më shumë Vendimin për ztr. Mujë Rugova, të cilin ju e kontestoni, po i referohem edhe një pike shtesë nga Ligji që ka qenë në fuqi në atë kohë, Nr.03/L-155 , Neni 5 që ka ndryshuar Nenin 10 të Ligjit Nr.02/L-133 kështu:


10.1. Personi zyrtar nuk duhet të ushtroj funksione administrative, mbikëqyrëse, apo përfaqësimi në shoqëritë tregtare, firma, institucione, kooperativa, fonde apo agjenci.


10.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, personi zyrtar mund si përfaqësues i institucionit të tij të jetë anëtar bordi i një institucioni apo agjencioni publik, apo anëtar i bordit të një ndërrmarrje publike, fondi publik apo shoqërie komerciale ku autoriteti qendror apo lokal është mbajtës i aksioneve apo i të drejtave të tjera në bazë të të cilave merr pjesë në menaxhim apo kapital.


Ka qenë pikërisht pika 10.2 e Nenit 5 te Ligjit Nr.02/L-155 e cila situatën e rastit Rugova e ka cilësuar pa konflikt interesi.


Ky Ligj pastaj është ndërruar dhe tani kemi Ligjin e ri për Parandalimin e konflikti të interesit në ushtrimin e funksionit publik, mbi bazën e të cilit edhe ka dal Vendimi për ztr. Qerimi.
Edhe këtë rast por edhe në të gjitha rastet tjera Agjencia kundër Korrupsionit ka respektuar legjislacionin në fuqi dhe do të vazhdojë të respektoj ato.


Do të vazhdojmë punën pa u lëkundur, i kemi trajtuar të gjitha rastet, pa marr parasysh se për cilin individ bëhet fjalë dhe në cilat institucione punojnë.


Puna e Agjencisë është e shenjtë, punohet gjithherë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ndërsa për ‘shpifësit' vetëm mund t'ju themi, se: dosjet janë duke fituar në peshë.

Kthehu tek lajmet tjera