''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1026 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 July 2012

Agjencia kundër korrupsionit së shpejti do e procedon në gjykatën për kundërvajtje rastin e drejtorit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës z Ejup Qerimi pasi që ai gjendet në konflikt të interesit, duke mbajtur dy poste publike në njërën Anë postin e drejtorit Ekzekutiv të PTK-së dhe në anën tjetër postin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Trustit Pensional të Kosovës.

Qysh në fillim të hapjes së këtij rasti zyrtari i lartë z Qerimi ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Agjencinë për ta zgjidhur situatën e konfliktit të interesit, por përkundër paralajmërimit të AKK-së dhe afatit të dhënë për të heq dorë nga njëri funksion, ai edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë njëkohësisht dy funksionet e lartë përmendura. Sipas ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (nr.04/L-051, neni 16 pika 1), pozitat e tilla i konsideron të papajtueshme dhe paraqesin konflikt interesi.

Shkarko vendimin si PDF

Kthehu tek lajmet tjera