''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1022 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 June 2012

AKK publikon deklarimin e pasurisë dhe të 900 zyrtarëve të lartë

Prishtinë 5 qershor 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të 900 zyrtareve të lartë publik nga 3656 sa janë të përfshirë në listën e atyre të cilët i parasheh Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë

Kjo kategori i takon kryesisht zyrtarëve të cilët deklarimin e bëjnë për herë të parë por ka edhe zyrtarë që kanë pasur për obligim ti deklarojnë vetëm ndryshimet e pasurisë së tyre

AKK është duke punuar maksimalisht që të gjithë regjistrat nga formularët e deklaruar do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme deri sa të përfundon i gjithë procesi i publikimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik.

Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen.

Për ti parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem klikoni në rubrikën Deklarimi i Pasurisë e cila është në anën e djathtë.

Kthehu tek lajmet tjera