Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1019 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 May 2012

AKK mbyll katër raste të konfliktit të interesit

Prishtinë, 23 prill 2012 – Katër zyrtarë të lartë publik i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Agjencisë kundër korrupsionit për të t' iu shmangur konfliktit të interesit në të cilën ndodheshin duke ushtruar kështu paralelisht funksionin publik dhe udhëhequr biznese private, gjë e cila ndalohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. 

Zyrtarët e lartë të cilët pas kërkesës së Agjencisë kanë hequr dorë nga menaxhimi i bizneseve të tyre duke respektuar kështu Ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit janë:

Muhamet Sadiku, këshilltar politik I z.v/kryeministrit, Valdete Serreqi u.d e drejtorit të klinikës psikatrike në QKUK, Banush pacolli z.v/Ministër në Ministrin e Infrastrukturës, Ilirian Bytyqi, Drejtor I Inspekcionit Komunal, Komuna e Suharekës, 
Pasi të gjithë zyrtarët e lartë përmendur kanë respektuar afatet ligjore për shmangien e Konfliktit të interesit dhe iu janë shmangur atij, Agjencia ka marr vendime përmbyllëse për secilin rast.

Në vazhdim gjeni në formatin PDF të gjitha vendimet së bashku me arsyetimet e Agjencisë për secilin rast:

Vendimi për Muhamet Sadiku, Këshilltar Politik I z.v/kryeministrit,

Vendimi për Valdete Serreqi u.d e Drejtorit të Klinikës Psikatrike në QKUK,

Vendimi për Banush Pacolli z.v/Ministër në Ministrin e Infrastrukturës,

Vendimi për Ilirian Bytyqi, Drejtor I Inspekcionit Komunal, Komuna e Suharekës,

Kthehu tek lajmet tjera