Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1017 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 May 2012

AKK dhe ILDKP nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Drejtori I Agjencisë kundër korrupsionit z Hasan Preteni dhe Inspktori I Përgjithshëm I Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Adriatik Llalla, nënshkruan të premtën në Tiranë një marrveshje bashkëpunimi e cila krijonë një mundësi shumë më të mirë të shkëmbimit të përvojave mes veti.
Marrëveshja ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit në përmirësimin e veprimtarisë insitucionale në kuadër të luftës kundër korrupsionit, ndarjen e praktikave më të mira në zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit dhe të deklarimit të pasurive të të zgjehdurëve dhe të nëpunësve public. Kjo marrveshje bashkëpunimi poashtu parasheh edhe bashkëpunimin konkret në kryerjen e hetimeve të përbashkëta në raste të caktuara kur të dy insitucionet e shohin të nevojëshme.
Me këtë rast Inspektori I Përgjithshëm I ILDKP-së z Adriatik Llalla tha se të dy këto insitucionet janë të përkushtuara që ta luftojnë korrupsionin dhe me përkpikmëri dhe seriozitetin më të madhë të zbatojn legjislacionin zbatues anti korrupsion.
Nga ana tjetër drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z Hasan Preteni tha se nënshkrimi I kësaj marrveshje hap një rrugë të re të bashkëpunimit ndër insitucional.
“ Agjencia që nga themelimi I saj vazhdimisht ka gjetur përkrahjen e pa rezervë të ILDKP-së, dhe ka marrë përvojat dhe praktikat e këtij insitucioni. Realishtë ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe më përpara, por akti I nënshkrimit të kësaj marrveshje I hap rrugë fuqisë bashkëpunuese në drejtim edhe të fuqizimit të kapaciteteve profesionale si rrjedhjojë e këmbimit të përvojave mes nesh: tha ai.
Për më tej, marrëveshja parasheh edhe bashkëpunimin në harmonizimin e legjisloacionit vendas me atë rajonal në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Tiranë z Preteni është prituar në një takim të veqant edhe nga Prokurorja e Përgjithëshme e shtetit Shqiptar Ina Rama.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësin që ka nxitja e bashkëpunimit në mes insitucioneve zbatuese të ligjit në Kosovë dhe Shqipëri.

Kthehu tek lajmet tjera